Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkëshortja e Trump akuzohet për plagjiaturë, kopjoi fjalimin e Michelle Obamës

 

Melania Trump doli në skenë dje në konventën e republikanëve në Ohajo dhe argumentoi se përse burri i saj, miliarderi Donald Trump duhet të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Në fjalimin e parë të rëndësishëm të saj, Melania Trump u fokusua tek ajo që e cilësoi “fushata e pagjase” e bashkëshortit të saj. “Unë besoj me gjithë zemër se ai do të bëjë një ndryshim të madh dhe të qëndrueshëm. Ai kurrë nuk do të heqë dorë dhe kurrë nuk do ju hedhë poshtë”, u shpreh ish-modelja sllovene. Por ish-modelja u akuzua shumë shpejt për plagjiaturë. Analistët vunë re disa ngjashmëri  mes pohimeve të saj dhe një fjalimi të mëparshëm të zonjës së parë, Michelle Obama. Fjalim të cilin Michelle e ka mbajtur në vitin 2008. “Që në moshë të vogël, prindërit e mi më drejtuan në rrugën e vlerave, duke më mësuar se duhet të punoj fort për t’i arritur gjërat në jetë. Më mësuan t’i trajtoj njerëzit me respekt dhe më mësuan vlerat dhe moralin në jetën e tyre të përditshme”, theksoi 46 vjeçarja.

Please follow and like us: