Francezët pështyjnë dhe vendosin plehra në vendin ku u vra terroristi në Nisë
Plehra dhe pështyma janë hedhur në vendin ku u vra kamionisti Mohamed Bouhlel, i cili vrau 84 njerëz dhe plagosi shumë te tjerë në Nisë të Francës.
Familjarët e viktimave shkuan aty për të vendosur lule dhe qirinj në emër të të vrarëve, por në mënyrë spontane u mblodhën në vendin k u vra terroristi, duke e kthyer atë në një memorial urrejtjeje.
“Unë pështyva për fëmijët. Ndjej shumë urrejtje. Ne nuk duhet ta harrojnë kurrë”, tha Marie-Helene Roubat për MailOnline. “Dikush shkoi atje dhe vuri një trëndafil. Nuk mund t’i kuptoj ata. Ishin shqiptarë. Kështu që shkova atje dhe vura një copë letër e shkrova ‘vrasës’. Jam e acaruar. Jam shumë e revoltuar.
Unë nuk mund ta kuptoj se si Nisa mund ta kapërcejë një gjë të tillë. Ky është një nga simbolet më të mira turistike në Francë dhe ata e thyen atë. Dikush ka shkruar fjalën ‘vrasës’ dhe ‘frikacak’ në tokë ”.