Kastriot Dervishi: Familja e Niko Beçës me grua franceze
Në foto është Niko Andon Beça, bashkëshortja e tij franceze, Elena dhe vajza e tyre Kristiana rreth vitit 1943. Ndonëse nuk ishin marrë me politikë, komunizmi u soll mjaft keq me këtë familje. Më 26.1.1946 u arrestua Niko dhe më pas u dënua me 10 vjet heqje lirie në procesin kundër opozitës së parë. Vdiq gjatë vuajtjes së dënimit. Hakmarrja vazhdoi me francezen Elena Alfred Beça (1917-1994), e cila u burgos në periudhën 2.12.1948-15.5.1952. Pas daljes nga burgu, Elena u internua në Tepelenë në periudhën 6.6.1952-1.10.1953.
Vajza e tyre Kristiana (1938-1996), u bë nënë në moshën 18-vjeçare, duke lindur vajzën e saj Klauda. Në vitin 1956 Elena dhe Kristiana u riatdhesuan në Francë. Regjimi komunist nuk e lejoi foshnjën e tyre të largohej me nënën e vet. Klauda mundi të takohej me gjyshen dhe nënën vetëm në vitin 1990.
Please follow and like us: