Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazh paralajmërues i ambasadës amerikane në Tiranë për datën 21 korrik

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron shtetasit e saj në Shqipëri që të bëjnë kujdes në datën 21 korrik, ditë kur në Kuvend është parashikuar votimi i reformës në drejtësi. Ambasada ka shpërndarë një “mesazh sigurie”, përmes së cilit kërkon nga shtetasit e saj që të jenë vigjilentë për të shmangur çdo tubim apo demonstratë që mund të lindë pas votimit në Kuvend. Më poshtë mesazhi i plotë i ambasadës amerikane.

Ambasada amerikane në Tiranë, 18 korrik 2016

Mesazh sigurie për shtetasit amerikanë: Votimi parlamentar më 21 korrik.

Ambasada amerikane në Tiranë informon shtetasit amerikanë se Parlamenti i Shqipërisë ka programuar të votojë çështjen e reformës në drejtësi më 21 korrik. Ambasada nuk është e shqetësuar për ndonjë kërcënim specifik kundër shtetasve amerikane apo interesit amerikan. Sidoqoftë, shtetasit amerikanë të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstrim apo grumbullim që mund të ndodhë në përgatitje apo pas votimit. Monitoroni mediat lokale dhe informacionet e përditësuara për planet e udhëtimeve personale dhe aktiviteteve. Të gjithë vizitorët apo rezidentët në Shqipëri duhet të kenë kujdes për sigurinë. Shqetësimet specifike për sigurinë duhet të paraqiten te autoritetet shqiptare ligjzbatuese të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.

Please follow and like us: