Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia pezullon mbi 15,000 pjesëtarë të stafit arsimor


Ilustrim

Mbi 15,000 pjesëtarë të stafit arsimor në Turqi janë pezulluar nga puna. Autoritetet turke janë duke zgjeruar spastrimin e zyrtarëve shtetërorë, pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet, më 15 korrik. Ministria e Arsimit i ka akuzuar punonjësit e pezulluar arsimorë për lidhje me Fethullah Gulenin, një klerik turk, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Qeveria turke thotë se Gulen qëndron pas përpjekjes për puç, gjatë së cilës janë vrarë mbi 200 veta. Gulen e mohon çdo përfshirje. Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 7,500 veta për pjesëmarrje në përpjekjen për puç dhe kanë pezulluar mijëra të tjerë. Ushtria, gjyqësori, shërbimet e sigurisë dhe civile kanë qenë në shënjestër të ndëshkimit.

Please follow and like us: