Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulime intriguese për dopingun në Rusi

  • RFE /RL

Nuk duhet parë për të madhe nëse dikush që e lexon raportin e fundit të Agjencisë Botërore Kundër Dopingut (WADA), për sponzorizimin shtetëror të dopingut në Rusi, mendon se ishte ndonjë tregim i stilit të James Bondit ose ndonjë romani spiunimi të shkrimtarit, John Le Carre.

Me fjalë të koduara, me vrima sekrete në laboratore dhe agjentë të fshehtë vëzhgues, pastaj me tregimin për involvimin e qeverisë së Rusisë, në përpjekje që të fitohen sa më shumë medalje të arta në Olimiadën Dimërore në Soçi, e bënë raportin e agjeencisë WADA një material tejet interesant dhe tërheqës për lexim.

“Përtej dyshimit të bazuar”

Para publikimit të raportit, zyrtarët në Moskë janë përpjekur ta anashkalojnë, të mashtrojnë, pastaj t’i hedhin poshtë akuzat, por në disa raste, edhe të kërkojnë falje për doping.

Përfundimisht, mund të thuhet se akuzat e tmerrshme, bile së paku, e shtrojnë çështjen e standardeve juridike të kërkuara për procese gjyqësore penale, për t’i dënuar personat e dyshuar.

Në raportin e agjencisë WADA, juristi kanadez, Richard McLaren, e ka përdorë shprehjen “përtej dyshimit të bazuar” për dopingun rus.

Në vazhdim i paraqesim disa prej konkludimeve më irrituese të raportit.

Zhdukja e metodologjisë pozitive

Derisa Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi në vitin 2014, ishin në fokus të hetimeve, zyrtarët rusë kishin krijuar një sistem të tërë të fshehjes së mostrave të dëmtuara të urinës së spotisëtve të selektuar, sipas sistemit Zhdukja e Metodologjisë Pozitive.

Prej së paku fundit të vitit 2011 e deri në gusht të vitit 2015, sistemi e ka shfrytëzuar një kapacitet zyrtar, të quajtur Laboratori Moskovit.

Në proces thellësisht involvohej identifikimi i sportistëve, që me gjasë do të testoheshin pozitivë, sipas procedurave neutrale ndërkombëtare, pastaj mbledhja e mostrave “të pastra”, që do të zëvendësoheshin me ato reale, duke krijuar hyrje të falsifikuar në bazën e të dhënave zyrtare.

Variante të ndryshme të sistemit ishin përdorë edhe në garat e mëparshme, përfshirë Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012, Kampionatin Botëror të Atletikës në Moskë në vitin 2013, dhe në Lojërat Botërore Universitare në qytetin rus, Kazan, në vitin 2013.

Në raportin e agjencisë WADA përmendet zëvendësministri i sportit i Rusisë, Yury Nagornykh, si personi kryesor për të vendosur se a do të fshehshin testet nga kontrolli i jashtëm.

Në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë janë paraqitur sfida të reja për sistemin Zhdukja e Metodologjisë Pozitive, për shkak të numrit më të madh të monitoruesve neutralë për protokollet e dopingut.

Involvim i agjentëve të FSB-së

Në raportin e kanadezit, Richard McLaren, për agjencinë WADA, është gjetur involvim i gjërë i rusëve, jo vetëm i zyrtarëve në nivelin ministror dhe të federatave, por edhe i agjentëve nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), që është pasardhësi kryesor i agjencisë së dikurshme sovjetike, KGB.

Veçanërisht në Soçi, një agjent i identifikuar si Blokhin, ishte për së afërti i involvuar në mbikëqyrjen e procedurave laboratorike dhe të testimit në laborator.

Sipas raportit, Blokhin kishte qasje në dhomën operative, atë të gjumit dhe në laboratorin e testimeve, si “person i fshehtë i akredituar që ishte i punësuar si instalues uji dhe i kanalizimti në ndërtesë për kontraktorin e mirëmbajtjes, Bilfinger”.

Ai, po ashtu, vishej me uniformë Bilfinger kur e vizitonte laboratorin.

“FSB në mënyrë intriguese ishte i përzier në skemën e lejimit të sportistëve rusë për të garuar, megjithqë ishin të papastër”, ka konkluduar raporti.

Zbulimi me analizat mikroskopike

Në Soçi, zyrtarët e kishin shpikur dhe elaboruar një skemë për t’i ndërruar mostrat e urinës së sportistëve rusë të dyshuar për doping me urinë të pastër. Kjo për të parën herë është zbuluar publikisht në muajin maj të këtij vit, nga ish-drejtori i Laboratorit antidoping në Rusi, Grigory Rodchenkov.

Procesi iste komplikuar nga përdorimi i shisheve të qelqta të mostrave laboratorike, që ishin të pajisura me mbyllëse speciale, që do të tregonin sikur shishet të hapeshin tjetërkund, e jo në laboratoret zyrtare të testimit.

Por, ka dyshime se zyrtarët e FSB-së e kishin gjetur mënyrën për anashkalimin e tapave, kështu që monitoruesit ndërkombtarë nuk kishin vërejtur mostra të ndryshuara deri pas përfundimit të lojërave në Soçi.

Në raportin e kanadezit McLaren, megjithatë përshkruhen se si hetuesit e agjencisë WADA kanë zbuluar se si t’i përdorin analizat mikroskopike për t’i detektuar gërvishtjet dhe shënimet në shishet e papërdorura, duke i konfirmuar deklaratat publike të mëhershme të zotit Rodchenkov.

Rodchenkov, po ashtu, kishte përshkruar se si zyrtarët kishin hapur vrima në laboratorin për testim të Soçit, në mënyrë që mostrat do të mund të ndërroheshin pa tërhequr vëmendjen dhe pa u xhiruar nga kamerat monitoruese.

Ministri Mutko dhe futbollisti i jashtëm

Derisa në fokus të hetuesve të zotit McLaren ishte sistemi i dopingut i krijuar për Lojërat Olimpike në Soçi në vitin 2014, hetimet, po ashtu, ishin përqendruar edhe në një “futbollist të jashtëm”, të dhënat e të cilit janë paraqitur në sistemin laboratorik.

Ky sportist, që luante në ligën kryesore profesionale në Rusi dhe nuk është identifikuar me emër në raport, mostrën e urinës e kishte të vlërsuar si “të ruajtur”. Kjo tregon se ai ishte pozitiv për praninë e substancave të ndaluara, por do të shënohej se testi ishte negativ dhe do të regjistrohej në bazën e të dhënave zyrtare.

Hetuesit thanë se në mënyrë tipike, vendimi për dhënien e vlerësimit “i ruajtur” për një sportist, vinte nga personi i përmendur, Nagornykh, zëvendësministër i sportit në Rusi.

Në rastin e futbollistit, thuhet mëtutje në raport, urdhëri për ta mbrojtur mostrën e urinës ishte bërë nga vetë ministri aktual i sportit, Vitaly Mutko, i cili ishte edhe president i Asociacionit Futbollistik të Rusisë.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
Please follow and like us: