Albspirit

Media/News/Publishing

Hollande: Një shtet që aspiron anëtarësimin në BE nuk mund të rivendosë dënimin kapital

Një shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk mund të rikthejë dënimin me vdekje, referuar një deklarate të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan pas grushtit të dështuar të shtetit, paralajmëroi sot presidenti francez François Hollande.

“Një shtet që në një periudhë të caktuar aspiron të vendosë një klimë bashkëpunimi me BE-në, duke përfshirë negaciatat e anëtarësimit, nuk ka të drejtë të vendosë dënimin me vdekje në sistemin e saj të drejtësisë”, deklaroi Hollande gjatë një vizite në Portugali.

Please follow and like us: