Albspirit

Media/News/Publishing

Meta ka të drejtë për transparencën

Edhe pse i dyshuar si një nga aktorët që nuk e përkrah versionin e ndërkombëtarëve për reformën Ilir Meta bëri sot në mesditë një propozim sa befasues aq edhe të drejtë: Negociatat të jenë të hapura dhe transparente. Në një kohë që palët po përpiqen të fajsojnë njëra tjetrën duke e bërë fajtore per deshtimin e reformes, propozimi i kryeparlamentarit duket i drejtë. Do te qe me mire qe deputetet, gazetaret, publiku i gjere te kishin mundesi te gjykonin vete se kush mes Rames, Bashes, apo nderkombetareve ka diçka per te fshehur. Një gjë është e qartë se pas këtij propozimi kush nuk rreshtohet pas kësaj kërkese të Metës rrezikon te humbasë pikë në opinionin publik dhe të jetë më pak i besueshem në dsklaratat e nesërme.

Please follow and like us: