Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Lu dhe Vlahutin, na ndihmoni t’i pastrojmë këto plehra

Kjo është një gjykatëse e Gjykatës së Lartë (e pezulluar) maja e piramidës së drejtësisë së një shteti. Kjo i mori 50 mijë Euro një njeriu për t’i dhënë vendimin në favor. Ai burri që i dha paratë, tani është në burg, ndërsa kjo që i mori, është e lirë. Ai burri, me gjasë, pagoi për të marrë atë që i takonte. Logjika ta do se kishte të drejt! Kishte një çështje prone, që e kishte fituar në dy shkallët e para. Absurdi i madh është që kjo gjykatëse i mori para dikujt për t’i dhënë të drejtën. Për ata që kërkojnë të fitojnë padrejtësisht, çmimet janë disa herë më të shtrenjta. Absurdi tjetër është se kjo tregtare e ligjit është e lirë, ndërsa ai që u detyrua të pagujë, është në burg. Para se të firmosnin vendimin për pezullimin e saj dhe arrestimit e të shoqit sekser, dhe njëkohësisht Këshilltar për Sigurinë Kombëtare (O Zot në duart e kujt është siguria), kolegët e saj e njoftuan. Ajo iku, fshehu burrin në Itali, dhe u kthye, e qetë se mes sojit të saj nuk e gjen gjë.
Njerëz, edhe kjo gjykatëse është zgjedhur me konsensus politik. Edhe të tjerët si ajo janë zgjedhur me konsesus. Konsensusi PS-PD-LSI. Këta monstra janë produktet e konsensusit tonë politik, që në shqip do të thotë Pazar. Pazar i ndyrë!
Ndaj duhet të miratohet ajo reformë. Ajo nuk është çudibërëse, nuk është magjike. Por unë kam besim se prezenca e ndërkombëtarëve, e amerikanëve më saktë, do të bëjë që këta njerëz të mos emërohen nga pazaret e politikës sonë atje dhe të bëjnë këtë që bëjnë, duke i siguruar mbrojtje atyre, e duke bërë batërdinë për vete.
Ndaj të bëjmë gjithçka mundemi për të ushtruar presion mbi politikën.
Faleminderit SHBA dhe BE për këtë vendosmëri të paparë, për ta bërë këtë reformë, për të pastruar këto plehra.

Please follow and like us: