Albspirit

Media/News/Publishing

Albumi i parë i Celine Dion pas vdekjes së bashkëshortit

Këngëtarja Celine Dion më në fund ka dhënë një datë të saktë se kur do të jetë i disponueshëm albumi i saj i ri.

Në staturin në Twitter këngëtarja kanadeze shkruan: “Shënojeni në kalendar, më 26 Gusht albumi im i ri do të jetë i disponueshëm”.

Ky është albumi i parë i Celine që pas vdekjes së bashkëshortit Rene Angelil. Edhe përse nuk ka kaluar asnjë vit kur ai u nda nga jeta, Celine ka mbledhur forcat dhe ka shkuar në studio.

Të gjithë jemi kuriozë të dime se cfarë këngësh përmban ky album. Por jemi të bindur që nuk do të mungojnë baladat dhe dedikimet për personin që Dion i dedikon gjithë suksesin.

Please follow and like us: