Obama i kërkon Erdoganit të jete i përmbajtur me puçistët
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe ai turk Tayyip Erdogan, kanë biseduar sot për tentativën e dështuar për grusht shtet në Turqi, pak dite me pare.
Siç bëhet e ditur nga Shtëpia e Bardhë, Obama i ka ofruar përkrahje Ankarasë në hetimet për këtë tentim grusht shteti, por ka kërkuar nga qeveria turke përmbajtje në vendimet për personat që tentuan grushtin e shtetit. Josh Earnest nga Shtëpia e Bardhë tha se dy liderët kanë diskutuar edhe për statusin e klerikut Fethullah Gulen, që jeton në Amerikë, e të cilin Erdogani e akuzon se është organizatori i tentimit për grushtin e shtetit, sipas Reuters. Turqia ka kerkuar ekstradimin e Gulenit, duke dorezuar ne SHBA një dosje me prova, sipas autoriteteve turke.