Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Jepni dashuri për vete dhe për të tjerët…

“Duke ju ofruar njerëzve përreth kujdes dhe dashuri, rrit vlerën dhe vetbesimin e tyre, e me të rrit efikasitetin dhe stabilitetin e shoqërisë“, Vlora Obertinca.

“Të gjithë kemi dëshirë të na duan të tjerët, të pranojmë komplimente për dukjen apo punën që bëjmë, por kurrsesi nuk na del prej goje, më të njejtin ton t’ia kthejmë ato fjalë dhe ato ndjenja të bukura të tjerëve. Pse jemi kaq egoist, mendon njeriu?! Pse nuk duam t’i shohim mirë edhe të tjerët?

Çudi, ne jemi popull shumë human kur e shohim një njeri të varfër apo jetim, që është në nevojë për ndihmë. Të gjithë çohemi pesh për t’i ndihmuar nga keqardhja. Por, kur është në pyetje ngritja e dikujt në moral, na duket se ia falim një pallat nëse ja themi lavdatën para syve. Mbase, kjo na bënë të ndjejmë komplekse të vlerës së ultë karshi tjetrit. Shumë gabim kjo qasje në shoqërinë tonë. Gabim që nga zanafilla e mënyrës së edukimit të fëmijēve tanë në gjirin familjar, sepse në vend të mbjellim në ta dashuri, ne mbjellim urrejte.

Kur ne pranojmë komplimente dhe dashuri nga të tjerët, nëse nuk e përcjellim më tutje, ne e izolojmë energjinë më të bukur. Ky egoizm i madh, na bënë xheloz, aq sa duam mbajmë dashurinë e pranuar vetëm për veten tonë sepse kjo na veçon dhe na bënë të shëndrisim më shumë nga të tjerët. Në këtë mënyrë ne mbetemi në vend jo vetëm si individ, por edhe si shoqëri. Me një lule s’çel pranvera! Duhet të gjitha lulet të lulëzojnë për ta shijuar pranverën e bukur.

Duke dhuruar kujdes dhe dashuri njeriu për njeriun, rrit rezultatin dhe suksesin në çdo gjë që prek dhe që e rrethon.  Asnjē energji nuk humbet, aq sa dhurojmë- aq na kthehet në veten e tonë.

Dashuria dhe kujdesi janë falas. Mbillni dashuri dhe kujdes, kudo e me kēdo që rrini, në mënyrë që t’ia zbukuroni vetes dhe të tjerëve çdo minutë të jetës“.

Please follow and like us: