Odise Kote: Kapërcyem malin dhe ikëm…
Ke parë ndonjëherë një ëndërr
sikur të ishe fëmijē,
dhe s’doje ta lije tē ikte?
Ishim të vetmuar,
krejt të vetmuar,
në vend të huaj, lodhur, uritur
fjetëm në një kishē,
ndërsa njē yll shëtiste
fare afër tokës,
deri në ag të mëngjesit.
Kishim kapërcyer truzmën
e egër të malit,
shqotën në tërbim,
pa ditur se mund të humbnim
greminash pa shenjë.
Tani që era e rrëfen historinë,
e sigurt se një ditë do të kthehemi …
Kapërcyem Morganën
majën me borë dhe ikëm,
pa këmbyer asgjë për shëlbim,
pa e njohur rrugën.
Dinim vetëm se ëndërr,
ishte shpresa për të ecur
njëri pas tjetrit
në të njëjtin drejtim…
Kapërcyem malin dhe ikëm…
V.0 – Morgana, majē mali në kufiri shqiptaro – grek.
Please follow and like us: