Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Basha: Mbi Saharovin, Kadarenë dhe honoraret

 

Andrei Saharovi, një fizikant që u bë disidenti më i shquar rus, i ka shkaktuar njerëzimit një nga dëmet më të pallogaritshme, ai e bëri Bashkimin Sovjetik zotërues të armës më të tmershme të demtimit në masë,  bombës atomike me hidrogjen!

Askush nuk flet për këtë anë të errët të Saharovit, përkundrazi, Bashkimi Europian, në emrin e tij, jep çmimin e tij më prestigjioz për kontribut në mbrojtjen e të drejtave të njeriut!

Kam bindjen se mohuesit e Efektit Kadare nē jetën shqiptare janë falsifikatorët më të mëdhenj të Europës Lindore! Ata shpifin e sajojnë një anë të errët të cilën Kadare nuk e ka pasur. Pasi kanë falsifikuar edhe deftesat e tyre të notave për t’u kualifikuar për “mender doktoratat” e tyre tē marra në Tiranë, ky soj vemjesh përhapin rrenën sipas të cilës Ismail Kadare paska qenë një lloj “spiritus familjaris” i diktatorit Hoxha!

Nuk e kam fjalën për drejtorin e ndonjë instituti që synuakësh studimin e krimeve të komunizmit, pezmi im, dhe e kam një pezm të tillë, lidhet me dy romancierë minorë që e përdorin emrin e të gjorit drejtor si pseudonim… honoraret i merrni nën emrin tuaj! Bëhuni burra edhe pse një apel i tillë është shumë për ju!

Sa për Kadarenē, ai kurrë nuk ka synuat lartësitë e dekretuara. Konsideroni vargjet, shkruar më shumë se 50 vjet më parë:

Më dhimben statujat që rrinë në shi

Oh mbi piedestale është mërzi…

Please follow and like us: