Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Mësimi i hidhur nga historia jonë

Përulja dhe lëshimet e mëdha nuk e kanë shpëtuar kombin shqiptar nga sëpata e coptimit të huaj.
Çdo komb i vogël apo shtet i vogël nuk ka se çfarë t’u bëjë vendimeve të fuqive të mëdha. Por çdo komb i vogël apo shtet i vogël ka të drejtën e kundërshtimit ndaj së keqes, që i vjen nga fuqia. Ismail Qemali dhe Isa Boletini nuk kishin çfarë t’i bënin Konferencës së Londrës së vitit 1913, por nuk u pajtuan me vendimet e saj thikëprerëse të territoreve shqiptare.
Mos harroni mësimin e hidhur, që vjen nga historia jonë e re. Asgjë nuk fitoi Kosova nga votimi lepepeqas i deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, të cilët pa pikën e ndërgjegjes kombëtare dhe personale miratuan në 23 mars 1989 kërkesën e Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës dhe të statusit të saj si njësi shtetformuese e federatës jugosllave. Asgjë nuk fitoi presidenti Hashim Thaçi me “kompromiset e tij të dhimbshme” me Serbinë, me Francën, me Rusinë, etj. të cilin për ironi të fatit ata, që i diktuan “kompromiset”, e përplasën dhe dergjet prej tre vjetësh në burgun e Hagës.
Dëgjojeni mësimin e hidhur të historisë sonë kombëtare. Historia shpërblen guximtarët, jo të përulurit!
Please follow and like us: