Albspirit

Media/News/Publishing

Akademiku Fuga kërkon rishkrimin e historisë

Kur do të kthehet historiografia nga mitologjia në rrëfim historik njerëzor?

Pa dyshim që Gjergj Kastrioti është burri i shtetit më i madh në historinë tonë. Themeluesi i të parit shtet kombëtar arbëror.

Por, ne njohim vetëm disa anë të tij si burrë shteti, po anët e tjera që nga miti e kthejnë në njeri të vërtetë?

Kështu edhe me historinë e epokave të tjera.

Kur historiografia jonë do të zbrezë nga qielli i abstraksioneve ideologjike, mitologjike, në histori reale?

Kur albanologjia do të çlirohet nga etnocentrizmi?

Me një fjalë kur do shndërrohet nga propagandë, mitologji, në histori?

Përshembull kur do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve:

Si e thërrisnin në familje ndërkohë që ishte sundimtar i Krujës dhe prijës i Kuvendit? Gjergj? Skënderbe? Georg? Kishte një emër përkëdhelës?

Po bujqit që punonin në tokat e tij çfarë ishin? Fshatarë të lirë, bujkrobër, marrës me qera tokash, çfarë? Me çfarë e paguanin taksat, a detyrimet?

Cfarë shkollimi ka kryer, cfarë lëndësh bënte, në cfarë gjuhe, si i kishte rezultatet shkollore?

A kishte pasur ndonjë mik a mikeshë në qendrën e Perandorisë gjatë viteve të rinisë që kaloi atje?

A shkonte në meshë të dielave, apo i bënte ritet fetare në kështjellë, në cilën Kishë shkonte, a lutej? Ku e kishte formimin fetar, kulturor?

Cfarë gjuhe fliste në familje? Arbërisht, latinisht, sllavisht, turqisht? Cfarë?

Po me ushtarët, me fshatarët, me banorët e kështjellës, çfarë gjuhe fliste? Cilët ishin banorët që jetonin në kështjellë? Të afërm, shërbëtorë, miq, komandantë?

Cilat ishin oraret e hapjes dhe mbylljes të portave të Kështjellës, a kishte ditë pazari, a kishte tregtarë, artizanë?

Ku i merrte robat? I blinte në Itali, ja bënin në familje shërbëtoret, i a dhuronin, i prodhonin artizanët vendas? Cfarë vishte si të brendshme, çorape, këpucë – opinga -?

Cilit Zot i besonte? Kulturën fetare e kishte verbale apo edhe lexonte? Cfarë lexonte? E pranonte natyrën hyjnore – njerëzore të Krishtit? C’mendonte për të shenjtën Mari?

Kush e vizitonte si mjek? Cfarë sëmundjesh ka kaluar, kush e mjekonte?

Cfarë ushqimesh hante ai dhe familja? Cfarë mishi, si e bënin bukën, ku e gatuanin, hanin perime, fruta?

Me çfarë hante? Me duar, me lugë, lugë druri, bronxi, hekuri, me çfarë lënde ishin bërë pjatat? hante vetëm, apo me familjen?

Kush e qethte dhe kush e rruante? Berberi? Vetë? Sa herë lahej në javë a muaj? Me çfarë solucioni?

Flinte vetëm? Apo me bashkëshorten? Cili ishte rregjimi i rojeve dhe i sigurisë në mjediset e brendshme ku ai jetonte në Kështjellë?

Ku i priste diplomatët e huaj? Në cfarë gjuhe u fliste? Ku strehoheshin ata? Sa kohë jetonin në Kështjellë?

A ka lënë kujtime diplomatë të huaj dhe misionarë për jetën e përditshme në Kështjellë, për mënyrat e sjelljes të tij, për fraza, apo për protokollin e pritjes së tyre?

Kafsha që përdorte për transport a beteja ishte mushkë, kalë, kishte stalla kuajsh, ishte majë kalit gjithë kohën, apo edhe udhëtonte me karrocë, qerre?

Me cfarë anijesh u hodh në Itali, ku e gjente ushqimin për ushtarët gjatë rrugës, po ushqimin për kuajt, sa orë udhëtim duhej për të kaluar Adriatikun, në çfarë porti mbërriti në Itali?

Ishte bërë synet?

Cilët ishin body guard-ët e tij? Si e ruanin? Ku jetonin këta?

A ushtronte edhe detyrën e gjykatësit për çështjet e përditshme të zonës nën sundim? A njihen gjykime të tij për grindje dhe konflikte civile?

Si ishte ndërtuar brenda kështjella dhe zona e habitatit ku jetonte? Dhoma e gjumit? Dhoma e Fronit? WC? Me uturakë si mbretërit evropianë të kohës, apo me vrima që qarkullonin vertikalisht jashtëqitjet, si?

Siç ishte higjena trupore, përdorte parfume? Cilët?

Mirë vetë, kur rrethohej Kështjella nga osmanët rrinte jashtë, dhe mirë bënte, po familja ku rrinte? Ikte nga Kruja, rrinte atje? Cfarë ndodhte?

Cfarë shërbimi komunikimi kishte për t’u marrë vesh dhe shkëmbyer informacione me Muzakajt, Balshajt, Topiasit, etj. etj? Me korrierë si shërbim i veçantë? Si ishte rregulluar shërbimi i komunikimit dhe informimit?

Kishte luftëtarë që nuk donin të luftonin, kishte frikë mes popullsisë, kishte revolta?

Si funksiononte magazinimi i ushqimeve për kohë lufte a rrethimesh? Ku ushqeheshin luftëtarët brenda dhe jashtë kështjellës? Popullsia rrinte nëpër shtëpi apo largohej? Ku shkonte?

Cfarë ndodhi me popullsinë që mbeti rreth kështjellës kur ajo ra në duart e osmanëve? U zëvendësua? U shtua? Mbeti po ajo? Cfarë qendrimi mbajtën osmanët ndaj banorëve në vitet kur sapo kështjella u rimor prej tyre?

Kishte të dashura, konkubine, marrëdhënie me shërbyeset, apo sundonte çuditërisht poligamia e hekurt?

Kishte agjentë dhe spiunë në territor, në Stamboll, në Itali? Si i paguante? Cfarë raportesh i bënin? Kush? Si?

Cfarë monedhash përdoreshin atëherë në zonën ku sundonte? Aspra, denarë, ar, kacidhe, çfarë? Sa vlenin?

Në çfarë lojërash merrte pjesë, a i bënin aheng në kështjellë, me çfarë veglash, cilët ishin trupat artistike, si i paguante, çfarë kishte më shumë qejf?

Sa kuintalë ullinj, mblidhte në vit nga pronat e tij, po rrush? Sa litra verë? Po grurë? Cfarë dru frutore kishte dhe me çfarë prodhimi?

Kishte depo ushqimesh në Kêshtjellë? Si i ruanin ushqimet dhe produktet mos prisheshin, krimbeshin?

Cili ishte ekonomati i tij? Si e përmirësoi strukturën e Kështjellës, çfarë punimesh ka bërë?

Me çfarë ngrohej, me çfarë ndriçohej natën? Kandila, qirinj, vaj, dru, oxhaqe?

Dinte të shkruante, apo komunikonte me dorë, me çfarë ja komunikonte urdhërat dhe ligjet e veta popullsisë? Me kasnecë, me bërtitës publikë, gojë më gojë e portë më portë?

Bëri përpjekje të negocionte me sulltanët? Dërgoi ambasadorë atje? Ushtronte influencues në Stamboll?

Cili është piktori që bëri pikturën, portretin e parë të tij? Ku pozonte?

Kush e vërteton që shpata e tij në Vjenë është e tij? Po edhe sikur të jetë, çfarë dëshmish ka që ai luftonte direkt dhe trup më trup në betejë, duke lëvruar shpatën e tij mbi koka osmanësh?

Cfarë bënte me robërit? Kishte burg – biruca në kështjellë? Po hajdutë, kriminelë, vrasës kishte në zonën e tij? Si i dënonte?

Please follow and like us: