Mevi Rafuna: Replikë Liderit të Opozitës, Lumir Abdixhiku
Dëgjova mbramë me vëmendje intervistën e liderit të opozitës Lumir Abdixhiku. I mbështetur për muri foli për rrezikun e ardhmërisë së fëmijëve tanë, tha se Kosova duhet të jete e integruar në strukturat Euro-Atlantike dhe poashtu me një dëshpërim për ikjen masive të njerëzve nga Kosova. I ftoi të gjithë intelektualet dhe atdhetarët të bëjnë diçka për ta shpëtuar shtetin.
Realisht më vjen mirë për një reflektim të vonshëm, por kisha dashur të di ku ishin të gjithë, kur në vend se të ndërtohen 900 fabrika ku do të punësoheshin qytetarët e Kosovës, na u ndërtuan mbi 900 xhami të stilit talebanë- vehabistë ku na shahen nanat dhe motrat shqiptare, ku na shahet gjuha, ku na shahet historia, ku na shahet kombi, ku predikohet Incesti, Pedofila,Albanofobia dhe Dhuna në të gjitha format e saj. Kur para një muaji kreu i BIK-ut Naim Tërrnava me një gjuhë kërcënuese na tha të gjithëve “Kujt nuk i pëlqejnë xhamijat le të shkon në Beograd”.
Ku ishit të ju të gjithë kur u sulmua laiciteti i shtetit dhe u nis fushata linçuese për futjen e shamisë në shkolla. Dhe tani pse i kërkoni intelektualet dhe atdhetarët kur për ta nuk keni lanë vend por i keni mbushë partitë me servil mbi servila.
Është vonë z. Abdixhiku intelektualet dhe atdhetarët nuk do të ju shpëtojnë nga llumi të cilin vetë e krijuat dhe prej të cilit tani nuk po mund të dilni…