Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti/Murat Basha sfidon klasën politike të 33 vjetëve

Unë Murat Akil Basha sfidoj gjithë klasën politike shqiptare të këtyre 32 viteve, në çdo nivel nga kryetarët e partive, presidentë, kryeministra, ministra, zv/ministra, deputetë, kryetar parlamenti e çdo nivel politik.
Kush është i vitlindjes 1970 e poshtë (69-68-64-61-58…48) nëse do të flasë apo debatoj me mua politikisht, të nxjerri dokumentin e pastërtisë figurës.
Në të kundërt, të heshtin. Është hera e 5(pestë) që marr pastërtinë e figurës.
Sot i rithem familjes dhe miqve: “E kuptoni tashti, se pse nuk jam bërë deputet a diçka tjetër? Sepse nuk kam qënë spiun. Është hera e parë që një person (unë, me këshillën e një miku të veçantë…) jap emrat e gjithë miqve dhe njerëzve me të cilët jam shoqëruar deri në 1990, kur ika jashtë atdheut. Nëse gjendet emri im te dosjet e tyre, të bëhet publik. Do marr të gjitha dokumentat dhe do i publikoj. Do publikoj dhe emrat e spiunëve, që më kanë denoncuar dhe ndjekur. Një pjesë e thyer nën presion, i mëshiroj.
Të tjerët i neveris.
Please follow and like us: