Vlora Obertinca: Kap momentin!
Sa mirë bëjmë
Sikur të ecim
Në hap me jetën,
Ta shijojmë momentin
Mos të mendojmë
Me mendjen e tjetrit.
Jeta ikën sidoqoftë ajo
Momentet që i lëshojmë,
Nuk kthehen më.
Jo kot e kanë thënë të parët
Hekuri lakohet,
Nga nxehtësia e zjarrit.
E kur ftohet
Më kot mundohemi,
Zjarri i momentit
Nuk mund më të përjetohet.
Edhe dashuria është si zjarri
Sa e ushqejmë,
Aq na ngroh për së mbari.
Po s’e ushqyem
Shuhet ngadalë,
Ngelet vetëm hiri
Nga një dashuri e zjarrtë.
E shikojmë hirin
Dhe nuk mund të besojmë
Ishim apo jo
Dy të dashuruar
Në një dimension dhe kohë!
6 shkurt 2023, Vjenë.
Please follow and like us: