Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Mediat dhe tërmeti 

Prej dy ditësh po na bërtet fytyre fatkeqësia natyrore (me gjasë edhe dështimi njerëzor) e tërmetit në Turqi, ku nëna sjellin në jetë foshnje nën rrënoja, ndërsa ikin asaj bote vetë; fëmijë ende me pak muaj jetë i mbijetojnë asfiksimit disa orësh nën blloqe betoni për t’i buzëqeshur për herë të dytë kësaj bote, por pa prindërit e shtrenjtë; vogëlushë që dalin të fundit nga gërmadhat, ndërsa baballarët mallkojnë radhën në fatin e tyre të keq; prindër të gjallë me fëmijë të zhdukur, prindër të shuar me gjithsej, familje të shkërmoqura nën rrënoja, ndërtesa kartoni varur gjysmake në ajër dhe frymët brenda gjysmave të tyre nën tokë pa oksigjen… mes të ftohtit, dëborës, dhimbjeve, varfërisë…
Dhe sërish nuk gjen dot dritën një pjesë e rrjetit dhe medias sociale për t’i dhënë rëndësinë e merituar arsyes se përse ia vlen të harxhohet energji, përse ia vlen të jetohet, të jetohet denjësisht.
Nuk di çfarë kuje duhet të lëshojë natyra, Zoti, universi a toka, që të bindemi se një jetë kemi, as prova gjenerale e as planet tjetër ku t’ia mbathim.
Please follow and like us: