Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Zymeri: Pasqyrë

Kisha frikë nga ti

që në fëmijëri

Frikë të shihja veten

në një copë pasqyre.

Më thanë se është mëkat

ta shihja veten shpesh

Këtë e dëgjoja nga ata

që veten nuk ditën me e deshtë.

Fillova të të doja

n’momentin kur të buzëqesha

Befas kuptova

se kështu është ‘dhe jeta.

Jeta është vetë pasqyrë

ndaj i flisni fjalë të mira

Çdo t’mirë e t’keqe që shohim tek tjetri

atë e kemi te vetja.

Pasqyrë janë gjithë njerëzit

ku ne shohim veten.

Please follow and like us: