Poezia e Pantaleon vjen në shqip nga Arqile Garo
Foto ilustruese
Katerina Pantaleon: NJË LUMË
Është një lumë
që derdhje s’ka gjëkundi…
Thua se asnjë det atë s’e pret…
Një lumë
që nuk ndalon furishëm të gjëmojë…
Dhe lodhje s’ka
Është një lumë… me emrin Eros
Dhe po të hoqi zvarrë
një Zot e di se në ç’breg do të të hedhë…
dhe qysh e tek…
Edhe asgjë nuk do të jetë njëlloj më…
po u zhyte në ujët e këtij lumi…
që emrin e ka Dashuri…
Shqipëroi Arqile Garo.
Please follow and like us: