Albspirit

Media/News/Publishing

Vasil Muka: Një galeri ‘Muntaz Dhrami’ në Gjirokastër

Më pyet fb çfarë po mendoj.
Ja, çfarë mendoj për Gjirokastrën që e duam shumë. Tashmë që ndërtesa historike e ish Kinemasë së qytetit, ish Prefekturë e Kuesturë e së fundi Gjykatë Apeli është bosh le të kthehet në një Qendër Kulturore atraktive për gjirokastritët, shqiptarët e të huajt.
Llafosesha këto ditë me nipin tonë piktorin Edi Kojani, i cili më tregoi për këmbënguljen që ju desh për të bindur Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, për të hapur Galerinë e Artit. Dhe u hap. Edi ka merak edhe për Gjirokastrën, nga e cila nuk ndahet.
Di në mos gaboj që gjirokastriti “Artisti i Popullit” z. Muntaz Dhrami ka dëshirë, që gjithë koleksionin e veprave të tij që nuk janë pak t’ia dhurojë qytetit. A ka më bukur, aty në Qafë të Pazarit, mbi Rapin e gjahut, në atë godinë karakteristike të kemi një galeri të emërtuar ‘Muntaz Dhrami’. Ndjehesha keq sa herë që shikoja të burgosur me pranga në mes të qytetit e turistët nuk kuptonin ç’ndodhte në atë godinë të bukur, që s’di ç’mëndje e marë ishte që e bëri gjykatë.
Po pse jo, pak vepra të piktorëve cilësorë gjirokastritë e dropullitë kemi? Ja disa: Bashkim Ahmeti, Gori Kostaqi, Stefan Papamihali, Stavri Çati, E. Kojani, Arben Bajo, Jani Barxo, z. Beruka, Th. Fili, z. K.Xhiku, z. Andhruco, z. Makri, z. J. Mici, z. J. Zoko, z. J. Guxo, J. Miçi, D. Çuberi, z. E. Shameti, z. Angoni, P. Puci, etj, etj.
Po gdhëndes guri e druri?
Po arti mesjetar e ai kishtar?
Po të E. Lir etj? Po isopolifonia e UNESCO- s?
Po fotografët me nam Ristanaj e Vito?
Po banda e qytetit 100 vjeçare?
Unë s’ jam specialist arti po jam qytetar gjirokastrit dhe e di mirë që kjo godinë mund e duhet të kthehet në një qendër arti me galeri e pavione të ndryshme e turistët nuk do mungojnë të vijnë. Guidat do të kenë një mundësi prezantimi të shpirtit krijues të gjirokastritëve.
Ndaj i lutem Këshillit Bashkiak e z. F. Golemi, z. O. Kote, znj. L. Rova etj, ta kenë në konsideratë sa pa e rrëmbyer të tjerët këtë godinë simbol.
Please follow and like us: