Ambasadorja Yuri Kim viziton Memorialin e Kampit të Vloçishti
Ambasadorja Yuri Kim vizitoi Memorialin e Kampit të Vloçishtit gjatë vizitës së saj në Maliq sot. Ajo nderoi kujtimin e inxhinierëve, disa prej të cilëve kishin studiuar në shkollën Harry Fultz, dhe punëtorëve të tjerë që u torturuan dhe vranë teksa punonin në kënetën e Maliqit. Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për të kujtuar viktimat e persekutimit gjatë periudhës komuniste dhe të mbështesin institucionet demokratike të cilat përkrahin të drejtën e njerëzve për të jetuar në paqe dhe liri.
————————
Ambassador Yuri Kim visited the Camp of Vlocisht Memorial during her visit to Maliq today. She paid her respects to the memory of the engineers, some who studied at the Harry Fultz School, and other workers who were tortured and killed while working on the Maliq swamp. The United States will continue to support efforts to remember the victims of communist-era persecution and to support democratic institutions that uphold the right of people to live in peace and freedom.