Sherafedin Kadriu: Çafkat
Që kur di për ju,
të zeza ju kam parë.
x x x
Sonte
Në këtë muzg që sapo ka nisur
Ç’ju keni turrë drurëve
të paktë të pyllit
të Spitalit tim
Në këtë shkurt pa borë
si vetë dimri i këtij viti.
x x x
Hej, ngadalë se
do t’ma thyeni
edhe xhamin e dritares.
Mijëra jeni, jo më pak
Kurrë kaq shumë
nuk ju kam parë.
x x x
Edhe e zeza paska
një të bardhë.
Please follow and like us: