Xhezide Selimi: PËR ËNDRRËN QË HËNA MA PIKTUROI
Hana pikturon ëndrrat mbi malin e prangosur nga telat me gjemba
Plepat kanë zgjatur duart tek porta e perëndisë
Luten të (ç)thurren nga ky muzg dinak
Në këtë mal s’kalojnë drenushat
Është shpallur me akt solemn mbretëria e derrave të murrmë
Vë dorën mbi stinën time të akulltë
Shkrij një copë shprese për shtegtimin e zogjve mërgimtarë
Trëndafilin në gotën e mërzis e përbij si hap për qetësim- diazepam
Ngulfatur nga gjembat zgjohem në botën parahistorike, luftoj mitin e karizmës dhe fle mbi jastëkun me pendla kristalesh për ëndrrën që hëna ma pikturoi.
Please follow and like us: