Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Jashari: Fundi, shpërbërja e Federatës Ruse

 

Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste kundër Perëndimit, siç historikisht ka qenë promotori i shumicës së të këqijave që na kanë ndodhur në Europë e në veçanti ndaj trojeve tona. Në Rusinë e Car Pjetrit të Madh filloi ekspansionin në drejtim të Europës (Polonisë, Baltikut etj), 1 dhe synonte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin përfshirë edhe gadishullin Ilirik-Ballkanik. 2 Rusia në vazhdimësi bëri luftëra kundër Turqisë-Otomanve, 3 me pushtime territoresh që në vitet 1735-173, 4 pasuar në vitet 1768-1774, rreth Detit të Zi. Derisa Perandoria Osmane luftonte kundër Austrisë më 1787, Rusia filloi luftë dhe arriti armëpushimin e Jashit më 9.01.1792 ku fitoi Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë. 5 Lufta ruso-turke e vitit 1806-1812 e filloi Perandorisa Osmane, pasi forcat ruse humbën në Austerlic nga Napoleon Bonaparti e në këtë rast Rusia përfitoi Besarabinë Lindore dhe Transkaukazin. 6 Lufta ruso-turke 1828-1829, shkaku i kryengritjes greke për pavarësi, 7 avancuan deri në Dobruxhë, përmes Vllahisë dhe Moldavisë dhe në Kaukaz deri në Erzurum. 8 Në vitet 1853-1856, e njohur edhe si “lufta e Krimesë” 9 e që Fuqitë Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore. 10 Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, mes koalicionit ortodoks të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania, 11 Serbia 12 dhe Mali i zi, 13 kundër Perandorisë Osmane, 14 u luftua në Ballkan dhe në Kaukaz. Shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarësi, si Bullgaria, 15 derisa Rusia gati sa nuk e pushtoi Stambollin (në Traktatin e Shën Stefanit), e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin e Berlinit. 16 Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike që u zhvillua në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më shumë nuk përfitoi. 17 Në Luftën I Botërore, Rusia sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të Serbisë, 18 e që Rusia përfitoi territoret si: Bjellorusinë (1922), Ukrainën (1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më 1926, Taxhikistanin 1929, Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin më 1936. 19 Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës I Botërore, duke përfituar nga ideologjia bolshevike si parim kinse universal. Në Luftën e II Botërore, Rusia u shpëtua nga Perëndimi: Franca, Britania dhe SHBA, 20 e që nga kjo luftë Bashkimi Sovjetik pushtoi Finlandën më 1940, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940.

Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi edhe ndihmoi shumë grupe rrebele majtiste luftarake, terroriste islamike etj, si  Partia Komuniste e Afganistanit, Partia Komuniste e Butanit, Fronti Popullor Revolucionar Bolivian, Partia e Komunizmit Maoist, Armata e Çlirimit Kombëtar Kolumbiane, Armata e Çlirimit Popullor-Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, Partia Komuniste e Ekuadorit- Dielli i kuq dhe Grupi i Luftëtarëve Popullorë ETA, Partia Komuniste e Indisë, Partia Komuniste e Iranit, Partia Demokratike e Iraniano-Kurdistanit, Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit, Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindor, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit, Organizata e Çlirimit të Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab-Palestinë, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fronti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës, Partia Popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, Armata Popullore e Paraguajit, Shtegu i Dritës-Peru; Partia Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar-Filipine, Partia e Punëtorëve Revolucionar-Filipine, Batalioni i Lirisë Ndërkombtare-Siri, Partia Komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-Leniniste; Partia e Puntorëve Komunistë të Turqisë, Partia Komuniste e Kurdistanit, Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë, Borotba-Ukrainë, Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e SHBA-së etj. 21 Boshti i Djallit-Bashkimi Sovjetik, me rastin e Revulucionit të marsit 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj në Gjermaninë Lindore me rënien e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Bullgari më 1990, Çekosllovaki më 1990, si dhe Rumani më 1989, 22 Jugosllavia u shpërbë, Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashkua Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizim ekonomie. 23 Bashkimi Sovjetik u shpërbë: Lituania (11.03.1990), Estonia (30.03.1990), Letonia (4.05.1990), Abkazia (25.08.1990), Transnistria (2.09.1990), Gjeorgjia (9.04.1991), Gaugazia (9.08.1991), Estonia (20.08.1991), Ukraina (24.08.1991), Bjellorusia (25.08.1991), Moladavia (27.08.1991), Kirgizia (31.08.1991), Uzbekistani (1.09.1991), Republika e Nagorno-Karabakh (2.09.1991), Taxhikistani (9.09.1991), Armenia (21.09.1991), Azerbejxhani (18.10.1991), Turkmenistani (27.10.1991), Republika Çeçene e Içkerisë (1.11.1991), Osetia Jugore (28.11.1991), Federata e Rusisë (12.12.1991) dhe Kazakistani (16.12.1991). 24 Putini ka inkorporu në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë, edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Në shtrirjen e Rusisë, ajo zhvilloi disa luftëra pushtuese, që nga vitet 1991, e në veçanti atë në Gjeorgji 2008, Ukrainë 2014 dhe 2022. Paralelisht edhe Serbia, kopjoi të njejtën Strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj Boshnjakëve dhe ndaj shqiptarëve të besimit islam.

Natyrisht të gjithë e kuptojmë që agresioni rus, kundër Ukrainës, nuk është thjeshtë agresion rus kundër këtij vendi, por është kundër të gjithë botës demokratike, që kryesisht përfaqësohet nga vendet e Perëndimit dhe kundër vendit tonë. Faza e parë e agresionit rus, kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt 2022, që synonte okupimin e tërë territorit të shtetit ukrainas dhe që zgjati deri 7 prill 2022, ishte kryer nga fronti verior me shënjestër Kievin, paralelisht edhe me drejtimet e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas etj. 25 Duke qenë se dështoi, duket që u bë shkak, që të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës, që kjo ofensivë filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim avansimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël. Në fund të gushtit dhe deri në gjysmën e shtatorit, forcat ruse humbën pjesë të konsiderueshme të territoreve që kishin pushtuar, por pos saj humbën edhe numër të konsiderueshëm të personelit dhe makinerisë së saj. Në situatë të tillë, kuptohej që Rusia do tentonte të gjente një alternativë, e ajo ishte destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në pjesën veriore, përmes Serbisë. Prezenca e paraushtarakëve, subversionistëve, diversantëve dhe pjestarëve të forcave speciale serbe dhe ruse, ishin të dukshme, në dhjetor 2022, duke ngritur barikada, kryer sulme terroriste, sabotazhe etj. Fatmirësisht SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia etj, ngritën zërin dhe kryen veprime konkrete kundër qeverisë së Serbisë.

Por sot, fatmirësisht si kurrë më parë, në instancat më të larta të politikës perëndimore, trajtohet çështja e shkatërrimit të Rusisë, ashtu siç më parë është trajtuar dhe fatmirësisht ishte arritur shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik. Natyrisht Federata Ruse, ka mbetur ende krijesa e fundit shoveniste, gjenocidiste dhe djallëzore, e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në piedestalin e Bashkimit Sovjetik. Por siç dikur flitej për të “Sëmurin e Bosforit” sot fatmirësisht flitet për të “Sëmurin e Siberisë,” Për më shumë gëzohem, që ne Shqiptarët nuk jemi si dikur në krahun e Perandorisë Osmane( të “Sëmurit të Bosforit”), e për më mirë, në krahun e Rusisë (të “Sëmurit të Siberisë”), ndodhet vetëm Serbia.

Fundi i Federatës Ruse, është çdo ditë e më afër dhe thellimi në luftë në Ukrainë, është çdo ditë e më katastrofik për agresorin, prandaj proporcionalisht, sa më shumë të thellohet lufta në Ukrainë, aq më katastrofal do jenë përfundimi i agresorit. Federata Ruse ka 142.8 milion banorëve, 111 milion llogariten se janë të etnisë ruse, sipas burimeve ruse, 26 ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete. 27 Derisa në Federatën Ruse, fliten edhe më shumë se 150 gjuhë etnike. 28 Edhe sot, Rusia, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mban nën pushtim: 193 grupe etnike, 29 shumica e kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milionë janë muslimanë, me 277 gjuhë të minoriteteve, 30 me 21 republika etnike, sipas Traktatit të Federatës të 1992, 31 prej të cilavëe rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Prandaj mund të kuptohet që Federata Ruse do ndahete në së paku 22 shtete të reja apo 193 deri 277 shtete të reja( sipas parimit të gjuhës si përcaktues i etnisë). Natyrisht me rënijen e Federatës Ruse, si bastioni i fundit i “Djallit” rrjedhimisht do bien edhe terrorizmi ndërkombëtar me theks të veçantë terrorizmi islamik.

 

Skënder Jashari, ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  shkëputur nga punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

  1. Peter the Great: The Struggle for Power, 1671-1725, Paul Bushkovitch, Cambridge University Press, 2001, faqe 334 dhe 351.
  2. Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 24.
  3. Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 147.
  4. http://www.encyclopediaofukraine.com/display.asp?linkpath=pages%5CR%5CU%5CRusso6Turkishwars.htm (27.02.2023).
  5. https://www.britannica.com/topic/Russo-Turkish-wars(27.02.2023); The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 203.
  6. The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 206.
  7. Po aty, faqe 42 dhe 75.
  8. Po aty, faqe 2.
  9. Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 157.
  10. Po aty, faqe 90-115.
  11. The Christianization of Ancient Russia, a millennium: 988-1988. Yves Hamant, UNESCO, 1992, faqe 269.
  12. Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 235-248.
  13. Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 60-64.
  14. Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 32.
  15. Po aty, faqe 143.
  16. Po aty, faqe 170.
  17. Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 200-206.
  18. Po aty, faqe 197. The Cambridge History of Russia. Volume II. Imperial Russia, 1689-1917. Dominic Lieven, Cambridge University press, 2006, faqe 670.
  19. http://www.cvce.eu/en/recherche/unit-content/-/unit/02bb76df-d066-4c08-a58a-d4686a3e68ff/a36c2b08-97a1-4308-b764-6ad5988d939b(27.02.2023).
  20. Resource mobilization for World War II: the U.S.A., U.K., U.S.S.R., and Germany, 1938-1945* Mark Harrison** Department of Economics University of Warwick * Published in the Economic History Review, 41:2 (1988), faqe 171-192.
  21. The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA Historiacal Review program release as sanitized 1999; The Organizational Strategies of Communist Parties in East Central Europe, 1945-89, Anna Grzyma≈a-Busse, Department of Government, Harvard University Cambridge, 1997, (Çekosllovaki dhe Hungari).
  22. Causes and Origins of the Collapse of the Former Soviet Union An Honors Research Thesis Presented in Partial Fulfillment of the Requirements for Graduation ―with Honors Research Distinction in Russian Economic Studies‖ in the Undergraduate Colleges of the Ohio State University by Erik Lauritzen The Ohio State University June 2011.
  23. http://www.coldwar.org/articles/90s/fall_of_the_soviet_union.asp(27.02.2023).
  24. http://www.history.com/topics/cold-war/fall-of-soviet-union, http://belfercenter.hks.harvard.edu/files/disc_paper_95_09.pdf(27.02.2023).
  25. https://www.cbsnews.com/news/ukraine-mariupol-russia-surrender-reject/; https://www.cbc.ca/news/world/ukraine-russia-war-march21-1.6391709 (27.02.2023).
  26. http://www.demoscope.ru/weekly/ssp/rus_nac_02.php(27.02.2023).
  27. https://web.archive.org/web/20120118212344/http://www.perepis-2010.ru/results_of_the_census/result-december-2011.ppt(27.02.2023).
  28. Iryna, Ulasiuk (2011). "Legal protection of linguistic diversity in Russia: past and present". Journal of Multilingual and Multicultural Development. European University Institute. 32 (1): 71–83.
  29. National Minorities in Putin's Russia, Diversity and Assimilation, Nga Federica Prina, 2015, faqe 1; The Palgrave Handbook of Minority Languages and Communities, Editorët:Bernadette O’Rourke, Gabrielle Hogan-Brun, 2018, faqe 185.
  30. Handbook of Easy Languages in Europe, Editorët:Camilla Lindholm, Ulla Vanhatalo, 2021, faqe 439; Life Expectations of the People, A Comparative Sociological Analysis of China and Russia, Nga Peilin Li, Mikhail Konstantinovich Gorshkov, faqe 158.
  31. Comparative Politics, Edituar nga : Prabir Kumar De, 2011, faqe 184.
Please follow and like us: