Albspirit

Media/News/Publishing

Jep dorëheqje humanistja Natasha Kandiq, shpjegon arsyet në rrjete sociale

Natasha Kandiq, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka njoftuar në rrjetin social Twitter se po ndërpret çdo bashkëpunim me organizatën që ajo e themeloi.

“Kam kohë që nuk i ndaj të njëjtat vlera me Fondin për të Drejtën Humanitare. Fund. Vazhdoj me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë”, ka shkruar Kandiq.

Natasha Kandiq themeloi organizatën joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në vitin 1992 me qëllim të dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut që u kryen masivisht në të gjithë ish-Jugosllavinë, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë, shkruan “Danas”.

Siç thuhet në faqen e internetit të FDH-së, dokumentacioni në të cilin ka punuar Fondi ka qenë i rëndësishëm për rastet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (Tribunali i Hagës), siç është Foça (qytet në Republika Sërpska, BeH), një rast kyç në ndjekjen penale të dhunës seksuale në luftë.

“Kur filloi lufta në Kosovë, FDH hapi një zyrë në Prishtinë dhe mbeti në Kosovë gjatë bombardimeve të NATO-s, edhe kur u larguan KNKK-ja, OSBE-ja dhe mediat ndërkombëtare, duke raportuar nga Kosova. Pas përfundimit të luftërave, FDH iu përkushtua drejtësisë tranzicionale. FDH ka zhvilluar një model të përfaqësimit të viktimave në gjyqet e krimeve të luftës para gjykatave vendase, duke u mundësuar familjeve të viktimave nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Kosova të vijnë dhe të shikojnë gjyqet në Serbi. Po ashtu, FDH ka përfaqësuar më shumë se 1000 viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës në procedurat e kompensimit para gjykatave në Serbi”, thuhet në faqen e internetit./gazeta express
Please follow and like us: