Ferdane F. Sahiti: Fotografia
Nanës
Terri i ra tokës dhe u ba’ nji
E për dhimbjen tem a foli dikush s’e di
për mallin e qëndisun me shekuj
Ahhh Nanë!
veç poezitë e mia dhe fotografia jote më kanë mbetun
Isha më e pasura në botë
Të shtrengoj në gji e të mbaja fort
Nanë frikë kisha që fotografinë kanë me ma pa
Kanë me ma marrë ashtu siç të morën ty e kurrë nuk të pash ma.
E shikoj fotografinë
E në vesh kam zanin tan
Britmë e piskamë atë natë kur shkiet na ndanë
Nanë unë nuk mbeta vet
e kam fotografinë tane
që mbaj tash e sa vjet.
05.03.1998.
Please follow and like us: