Albspirit

Media/News/Publishing

Binak Kelmendi: Ditar

 

Rastësisht a me qëllim

Si Jeta

E kam parë takuar Adem Jasharin

Vetëm dy herë të gjallë

Dhe vetëm në Tiranë

Një herë në zyrën me tavllat plot duqa duhani

Herën tjetër në sallën e konferencave në Rinas

Ai gjithnjë rrinte në këmbë

Gatitu

Unë gjithmonë ulur

As nuk më fliste dhe as nuk i flisja

Sepse nuk e njifja

Natyrisht as ai mua

Cigare e shikime nuk patëm ndërruar.

 

Pastaj për të fundit herë

E pashë

Në mermer.

Prapë nuk folëm.

 

Unë bëra ca përkthime

Te shtëpia e shpuar

Për plumbat shi

Mbi fëmijë.

Please follow and like us: