Poezia e Vaid Hyzotit vjen në italisht nga Mimoza Pulaj
PËRHUMBJE
Mendja më thotë
të të largoj nga vetja…
Po kush mund të urdhërojë
të të heq nga zemra?
PENSOSO
La mia mente mi dice
di allontanarti da me…
Ma chi può ordinarmi di strapparti
dal mio cuore, amore mio?
COPË E DRUNJTË HEDHUR NË DET…
As uji nuk i jep dot jetë,
një cope të drunjtë hedhur në det.
Ca fije bari i kalaqafen,
ca fije që nuk kanë pigment.
Rri mes tekave të dallgëve,
njëra e hedh, tjetra e shtyn.
Një valë në dukje e dashur,
i sillet qark dhe e pështyn!
Nuk është e ujit, nuk është e dallgëve.
As del në breg, as nuk ka kalbje…
PEZZO DI LEGNO GETTATO IN MARE…
Nemmeno l’acqua può dare la vita
a un pezzo di legno gettato in mare.
Alcuni fili d’erba gli saltano sulle spalle,
alcuni fili che non hanno pigmento.
Tra i capricci del moto ondoso
uno lo spinge e l’altro lo lancia.
Un’onda in apparenza amorevole
si gira intorno e gli sputa addosso!
Non è dell’acqua , non è delle onde.
Né marcisce, né va a terra…
LUTJE ZOTIT TIM
Thonë që je, më sheh e më dëgjon, ndaj të lutem,
jo për para, për shëndet apo lavdi,
më kthe fëmijë vetëm për një ditë!
Pastaj dhe jetën në të duhet ma merr,
veç të qesh, të qesh një herë me gjithë shpirt!
PREGHIERA PER IL MIO SIGNORE
Dicono che sei, mi vedi e mi ascolti, non ti prego
per soldi, salute o gloria,
ma trasformami in un bambino solo per un giorno!
Poi se hai bisogno della mia vita, afferrala,
voglio solo ridere, ridere una volta con tutta l’anima!
PO SHTOHEN
Po shtohen në botë
njerëzit obezë,
të uritur për bukë,
të ngopur me shpresë…
IN AUMENTO
L’obesità fiorisce
sulla civiltà,
affamata di cibo,
di speranza saziata…
KOMETA HALLEY
Çdo 70 vite kalon kometa Halley pranë Tokës,
e rrallë në bukurinë e saj,
e frikshme për ata që vuajnë nga zemra…
Njërin sy njerëzit e nxjerrin jashtë ta shohin,
nga frika tjetrin e fshehin brenda!
Por ti për mua s’ishe kometa Hallej,
ishe një tjetër kometë!
Hapa të dy sytë, të thithja krejt dritën
dhe u verbova përjetë!
COMETA DI HALLEY
Ogni 70 anni la cometa di Halley solca il cielo,
così rara la sua famosa bellezza
da spaventare un cuore debole…
La gente la guarda con un occhio solo
nascondendo l’altro per paura.
Ma tu non eri per me la cometa Halley.
Eri un’altra!
Ho aperto entrambi gli occhi
per assorbire la tua brillantezza
e mi sono accecato
per tutta la vita!
SA HERË
Sa herë jam i mërzitur
pi duhan;
kur jam i gëzuar
pi verë.
…s’di pse cigaren
s’e lashë asnjëherë?
QUANTE VOLTE
Ogni volta che sono triste
fumo;
quando sono felice,
bevo vino per festeggiare.
… non so perché
non ho mai smesso di fumare?
KËRKOJ NJË PORTË
Kërkoj një portë ku të trokas fort,
një zë të hapë derën dhe të më ftojë brënda.
Kërkoj pak çmallje në këtë botë të ftohtë,
ku njerëzit i has vetëm në ëndrra.
Kërkoj të trokas, por askund s’shoh shtëpi,
jam në mes fushës së paanë e të shkretë.
Veç qentë e erës më çmendin me kuisje
një portë e harruar hapur jam vetë.
CERCO UNA PORTA
Cerco una porta a cui bussare forte,
una voce per aprirmela, per invitarmi ad entrare dentro.
Solo nei sogni incontro le persone,
cerco un po’di calore in questo mondo freddo.
Vorrei bussare, ma non vedo una casa, regna solitudine
in questo sconfinato campo.
Tranne i cani del vento, mi fanno impazzire nel guaire,
un cancello dimenticato spalancato sono io stesso.