Albspirit

Media/News/Publishing

Tempo 1971/ Kur Ibrahim Kodra vlerësohej me çmimin e veçantë në Paris

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Mars 2023

 

“Tempo” ka botuar, me 19 qershor 1971, një shkrim në lidhje me vlerësimin e veçantë asokohe të Ibrahim Kodrës në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Horizontet e reja të Kodrës

 

Burimi: Tempo, 19 qershor 1971

Në Paris, ku morën pjesë personalitete të shumta dhe ministri Michel Debré, piktori me origjinë shqiptare (në foto), i cili një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij e zhvillon në Itali, mori medaljen e artë dhe diplomën e shoqatës “Arts, sciences et lettres”. Çmimi u motivua nga fakti se arti i Kodrës “ka hapur horizonte të reja për pikturën bashkëkohore”.

Please follow and like us: