Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Dugolli: 42 vite nga Pranvera Shqiptare e vitit 1981

Demonstratat e vitit 1981, ishin një akumulim i pakënaqësive që i kishin shqiptarët e Kosovës, për faktin se zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe pozicioni i saj politik dhe kushtetues në ish-federatën jugosllave nuk ishte i barabartë me popujt dhe republikat tjera në ish-Jugosllavi.
Demonstratat e vitit 1981 të udhëhequra nga rinia studentore e Universitetit të Prishtinës e çjerrën maskën e ‘barazisë’ dhe ‘vëllazërim bashkimit’ e të ashtuquajturit socializëm liberal jugosllav, sepse nuk kishte barazi nacionale dhe sociale mes popujve të Jugosllavisë.
Këto padrejtësi politike, nacionale, sociale, ekonomike dhe të tjera, ishin të akumuluara dhe shpërthyen në vitin 1981, në mënyrë që shqiptarët e Kosovës të kenë të drejtën e barabartë me popujt tjerë në Jugosllavi, e të kenë republikën e tyre.
Falënderim dhe respekt për gjeneratën që e bëri Lëvizjen Studentore të vitit 1981!
Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë lëvizje!
Please follow and like us: