Dr. Vlora Obertinca: Kur një dashuri merr fund…
“Kur një dashuri merr fund, Universi konspiron në prapaskenë fillimin e një cikli të ri, me plotë risi dhe përvoja të reja e të pa harruara”, Dr. Vlora Obertinca.
…Nëse dikush të ka braktisur, mos u mërzit ! Zgjohu në mëngjesin e nesërm, rregullohu dhe vishu bukur. Përkëdhele vehten me gjëra të bukura deri sa të ndjehesh si mbret apo mbretëreshë. Pastaj mendo, njeriu që ka ikur, a e meriton të ketë në krah një mbret apo mbretneshë si ti?!
Ka diçka më të madhe mbi ne. Kjo është inteligjenca e pafund apo KRIJUESI i ynë, që na ka dhënë frymë dhe jetë për ta gëzuar, jo për t’u pikëlluar.
Kjo inteligjencë e pafund ka një plan më të mirë për ty dhe për këtë arsye e ka larguar këtë njeri prej teje në kohën e duhur dhe vendin e duhur.
Mos lejo të ik asnjë moment nga jeta jote që të është dhuruar vetëm një herë.
Shijoje ate, sepse pas çdo nate, në mëngjes lind dielli me rrezet e tij të bukura, të cilin nëse e lejojmë të na rrezojë, do na ngroh një jetë të tërë!
Please follow and like us: