Albspirit

Media/News/Publishing

Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ankohen në GJKKO: Kontrolli i banesës, i jashtëligjshëm dhe i dhunshëm

Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë Arben Ahmetaj së bashku me këtë të fundit i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme (GJKKO), duke kërkuar shpalljen e jashtëligjshme të kontrollit të dy banesave të saj në zonën e Valamar në Hamallaj të Durrësit. Hoxha dhe Ahmetaj pretendojnë se kontrolli ka qënë i dhunshëm dhe se duhej të merrej autorizim nga Kuvendi për të ushtruar kontrollin. Erjola Hoxhës, SPAK dhe BKH, i kanë bllokuar një aparat telefonik, dhe 40 mijë euro. Erjola Hoxha është person i lidhur me Arben Ahmetaj dhe duhej patjetër të merrej leja në Kuvend për kryerjen e kontrollit të banesës.

https://www.oranews.tv/vendi/ahmetaj-dhe-bashkejetuesja-e-tij-ankohen-ne-gjkko-kontrolli-i-baneses-i-ja-i1079972?fbclid=IwAR0teOeM3sHM1ERv_lDI40d0adbhxxbHYCVxT__ZvMlAcH1_jEQQCa6VGIY#.ZBG3n83C90M.facebook

Please follow and like us: