Albspirit

Media/News/Publishing

Kultplus: “Ora e Poezisë” për Ditën e Poezisë

Poezia është pikturë që dëgjohet” – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në The British Shool of Kosova. E shënjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ngjarje mblodhi nxënës, profesorë, poetë dhe familje të poetëve tashmë të ndjerë. “21 marsi – Dita e Botërore e Poezisë, u festua dje e po vazhdon të shënohet edhe sot e shpresoj që poezia të jetë emër kuptimi gjatë tërë vitit.

Po, sepse ky art fin do të jetë vazhdimësi e kulturës që e krijuam me shekuj”, tha ndër të tjera drejtori i BSK Lulëzim Tytynxhiu, i cili shtoi se ne si shkollë, jemi munduar që letërsinë, veҁmas poezinë si art i zgjedhur jo vetëm ta kemi të rëndësishëm në orët e letërsisë, por edhe të jetë jo vetëm stoli e bukur e ngjarjeve të shkollës por edhe vlerë e kuptim e lëndëve të letërsisë shqipe, të letërsisë angleze dhe letërsisë gjermane”.


Poetët e njohur Lulëzim Tafa dhe Ilire Zajmi lexuan vargje nga krijimtaria e tyre, ndërkaq edhe ju përgjigjën pyetjeve të shumta të nxënësve dhe të profesorëve.

Nxënësit: Orgesa Gashi, Inesa Petroshani, Tuba Hasani, Eliza Hoti dhe Puhiza Rafuna interpretuan vargje nga poetët: Azem Shkreli, Ali Podrimja, Edi Shukriu, Ramadan Musliu dhe Basri Ҁapriqi. Pjesë në kitarë u interpretua nga Ëmbla Tytynxhiu, kurse pikë muzikore nga tradita arbëreshe interpretoi Nida Shulemaja. Në sond u pëlqyen vizatime e portreteve të poetëve nga nxënësit Sara Abdullahu dhe Jon Dobruna, në përkujdesje të profesoreshës së arteve pamore Fjolla Ferati, kurse ngjarja ishte projekt i poetes Naime Beqiraj e cila po ashtu edhe e moderoi aktivitetin. Në fund, pjesëtaret e familjeve të poetëve të ndjerë: Podrimja, Musliu dhe Ҁapriqi, falënderuan organizatorët për këtë aktivitet interesant, dhe për dashamirësinë që treguan në këtë ditë që të mos harrohen poetët e ndjerë. / KultPlus.com

Please follow and like us: