Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Avdiu: “T’q**sha nanën”- u dëgjua sot në kuvend

“T’q**sha nanën”- u dëgjua sot në kuvend. Por, cili është kuptimi i kësaj? Ta dhunoj nanën dhe të poshtëroj ty. Sepse seksi i gruas është i turpshëm. I turpëron sidomos burrat e fisit. Kur një grua bën seks, fisi duhet të skuqet. Por, kur ajo dhunohet, turpi është dyfish. Pse? Sepse njëherë po bën seks një grua dhe e dyta po i bëhet me zor, që nënkupton ua përdhos fuqinë burrave të fisit.

Pra, kur i thua dikujt ‘Të q*j nanën, motrën apo gruan’ nënkupton, që do ta dhunosh, që ta poshtërosh atë si burrë. Dhuna seksuale ka vec këtë qëllim, ndëshkimin, dominimin e poshtërimin.

Kur, edhe sot u lajmërua në media për një tentim dhunimi ndaj një vazje të mitur, edhe qindra lajme të tjera në të kalumen, sot dëgjohet në kuvend një sharje e tillë, që siç thashë më lart lidhet me dhunën seksuale.

Kur në një institucionin kryesor te vendit, ka gjuhë të tillë, çka po presim nga të tjerët?

Please follow and like us: