Odise Kote: Puthemi mes rrënojave të Pompeut…
Ti e lidhe kyçin te parmaku i urës
duke hedhur çelēsin e mallkuar në lumë.
Pastaj ecëm përdore krejt shpenguar,
mes rrënojave të Pompeut.
Çifte të tjerë rrinin shtrirë aty,
përqafuar
prej shekujsh,
të pandarë kurrë.
A do tē jesh në funeralin tim
qē hiri tē jetē i përbashkët?
Sepse ti duhet tē jesh gjithnjë
aty ku duhet tē jesh.
Mua gjithmonë diçka më kthen tek ty,
si lejlekun shtegëtar në pranverë.
Puthemi mes rrënojave tē Pompeut,
çifte tē tjerē rrinē ende shtrirë aty
pērqafuar
prej shekujsh,
tē pandarē kurrė.
A do tē hysh nē funeralin tim e dashur,
qē hiri tė jetė i pėrbashkėt?
Please follow and like us: