Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Basha: Konspiracionistët e Tiranës, përhapës lajmesh të rrejshme nga Kremlini!

 

Konspiracionisti më i zhurmshëm shqiptar, në dy kanale televizive kombëtare, një farë Alfred Çako, bën jehonë mediatike në Tiranë me një mashtrim të pastër. Sipas tij, në SHBA paska 40 milionë të papunë, një bombë sociale që pritet të shpërthejë…

E vërteta është se sipas statistikave nga Departamenti i Punës, papunësia në Amerikë është rreth 3.5 %, më e ulëta në vendet e industrializuara. Punësimi i ka kaluar nivelet e para pandemisë me rreth 70 mijë vende pune dhe ritmi i hapjes së vendeve të reja të punës është më i shpejti në 50 vitet e fundit. Të papunë sot janë vetëm ata që i shmangen punës. Paga më minimale për puntorët më të pakualifikuar—kryesisht nxënës shkollash të mesme që punojnë part time—sapo punësohen në McDonald, është 15 USD në orë plus një shpërblim prej të paktën 1 mijë dollarësh nëse e pranojnë ofertën.

Për të shmangur varësinë nga prodhuesit e huaj të mallrave të konsumit, dukuri e vrejtur gjatë pandemisë, krahas industrise së shërbimeve, po investohet fuqishëm në prodhimin brenda vendit. Doktrinës, “kinezët punojnë, ne lozim bilardo”, i erdhi fundi.

Konspiracionistët e Tiranës janë kryesisht përhapës lajmesh të rrejshme me sytë nga Kremlini! Me syze, dylbi apo teleskopë të markave sovjetike…

Please follow and like us: