Albspirit

Media/News/Publishing

Brikena Bogdo: Hijet  Rama,  Macron

 

“Janë komunistë, antifashistë, dhe njerëz që jetojnë kryesisht me ndihma sociale. Situata është e frikshme, policët godasin njerëzit. Kudo janë  milicë të Macron. Nuk dimë se çfarë do të ndodhë” – më shkruan një mikesha ime franceze, shkrimtare, për situatën aktuale në Francë.

Pyetja është, pse Franca po digjet, vazhdimisht? A është ende efikas ai sistem? Kush i kontrollon  krahët politik? Mos po i jep shumë fuqi ky sistem një individi si Macron, që arrin të shmangë dhe pushtetet si Ansambleja Kombëtare? Miq të mi parisienë, më shprehin mjaft indinjata për këtë person, që po konsiderohet një diktator.

Vetë Macron është një socialist, bankier. E filloi karrierën e tij si konsulent financiar, në një kompani të Rothschild. Më pas, u financua nga bankierët që të merrte pushtetin, presidencën dhe qeverinë, (ky është sistemi në Francë, gjysëm presidencial). Pyetja lind se çfarë e lidh një socialist, me bankierët? “Macron ka shkatërruar shtresën e mesme, spitalet, shkollat. Macron shkatërron gjithçka, nuk do as Francën, as francezët. Është një shtet fashist”- vazhdon  mikesha ime shkrimtare. Socialist, që sillet si fashist. Çfarë e lidh një socialist me sjelljet fashiste? Ku ngjason ai, me Ramën? Rama, me një ndryshim të vogël, e filloi si fashist dhe përfundoi socialist. Por, në një ngjashmëri absolute, nuk ka dashuri, as për Shqipërinë, as për shqiptarët, duke shkatërruar çdo pasuri, vlerë e traditë.

Përse Rama dhe Macron janë një produkt? Si Rama dhe Macron ndjekin, ose axhenda gobaliste dhe emigratore, përtej nacionalizmave, ose axhenda shoqërish sekrete, që janë përtej të djathtës dhe të majtës, për një pushtet më të lartë qëndror dhe përtej shtresave sociale. Në rastin më të keq, i ndjekin të dy axhendat, njëkohësisht. Ajo që të bie në sy është tendenca për shkatërrimin e vendeve të tyre. Kjo i bën të etiketuar si diktatorë, shkatërrues, sepse nuk punojnë, as për interesat e vendikt të tyre, as për shtresat sociale, apo për krahun politik të cilit i përkasin.

Shoqëritë “sekrete”, sot janë në ditët më të zeza, pasi me fuqizimin e mediave sociale,  çdo informacion shpërndahet, në kohë reale, në çdo cep të botës. Po dekonspirohet një nga ndërhyrjet e tyre kryesore, krijimi i pozitave dhe opozitave. si dhe pozicioni i tyre, përtej të majtës dhe të djathtës. Krijimi nga lart, artificialisht, i pozitave  dhe opozitave, për t’i alternua në pushtet, janë imazhe të rreme të një demokracie të alternuar dhe me alternativa. Kjo duket mjaft qartë, në figurën e Macron, socialist i mbështetur nga bankierët. Dy krahë të kundërt politikë, e majta dhe e djathata, të unifikuar në një figurë pushtetari qëndror, shumë të rëndësishëm të Francës, si ai i presidentit, por edhe kryeministër njëkohësisht. Në fakt, është një shprehje e Churchill-it i cili thoshte: “Demokracia është një regjim i keq, por më i miri, i implementuar deri tani”.

Duke parë figurën e Macron, kupton se si këto koncepte janë manipuluar. Vëzhgojmë që, të dy krahët e kundërt politik ndjekin, pothuaj të njëjtat politika, me diferenca shumë të holla, kupton që, jo vetëm janë fiktiv, por edhe të manipuluar, të orkestruar dhe të dirigjuar nga disa forca të padukshme. Kjo shpjegon edhe teorinë, përtej së majtës dhe së djathtës. Po qartësohet që, është teori e disa shoqërive sekrete, që kërkojnë me çdo kusht, të qëndrojnë në lartësitë përtej shtresave shoqërore dhe pushteteve, që t’i komandojnë ato, përjetësisht. Ata i krijojnë pushtetet, jo të pranojnë të rëzohen nga pushtetet. Janë ato fuqi sekrete, që nuk duan të jenë pjesë e këtyre lëvizje shtresëzimesh shoqërore, por të qëndrojnë mbi to.

Prandaj, edhe revolucionet, edhe protestat degradojnë në luftë interesash, më shumë sesa  realizime idealesh. Kujtoj një nga shprehjet më legjendare të Nënë Terezës: “Nuk do të merrja pjesë, në një protestë kundër dhunës, por në një tubim pro paqes”

Pozicionimi “Pro” dhe “Kundër”, mbretit të Francës, në fakt ka krijuar në fillesë, konceptin e majtë dhe  e djathtë. Kundër mbretit u cilësuan të majtë dhe pro mbretit të djathtët.  Historikisht, të majtët janë pozicionuar kundër, thjesht që t’ia marrin pasurinë të pasurve, për t’i poseduar vetë.

Në të kundërt, në Angli. kemi shëmbullin e lëshimit të pushtetit pa dhunë (në mbretërinë angleze rreth viteve 1600, një pozicionim pro paqes). Mbase, për këtë arsye, Anglia është një vend me stabilitet politik, pasi e ka zgjidhur me sistem, ku mbretin e kanë thjesht një simbol.

Kjo shpjegon teorinë, përtej së majtës dhe së djathtës, me të cilën erdhi në pushtet Rama, në fillesat e tij politike, por  që e zhveshi, shumë shpejt, nga petku i tij, pasi fuqizoi pozicionin  e pushtetarit të padiskutueshëm.

Kjo shpjegon, atë çka po ndodh aktualisht në Shqipëri, krijimin e opozitës së re, proces që filloi, që pas djegjes së mandateve dhe po vazhdon edhe sot, me opozitën e krijuar artificialisht, të Alibeajt, pa asnjë mbështetje reale opozitare.

Vetë figura e Ramës, ka një ngjashmëri me Macron. E fillon karrierën politike me tendenca fashiste, por që më pas, kap Partinë Socialiste. Ky ambiguitet i bën të dy figurat të duken, sikur prodhohen, përtej të majtës dhe të djathtës. Kjo shpjegon faktin, pse këta pushtetarë  nuk punojnë, as për vendin e tyre, as për shtresat e majta e të djathta, me të cilët me sa duket, nuk kanë lidhje reale, por punojnë për axhendat, përtej së majtës dhe së djathtës. Të dy konsiderohen me tendenca diktatoriale. Duke iu referuar sërish mikeshës sime parizienne, shkrimtare shumë e talentuar, me disa libra të botuar; ajo  shprehet shumë kritike dhe flet shumë ashpër për figurën e Macron, si një diktator,  Sorosist,  dhe fashist njëkohësisht, i cili kërkon, të shkatërrojë dhe fundosë Francën, me politikat ekonomike dhe emigratore. Macron, megjithëse Franca po digjet, qëndron i qetë dhe i palëkundur, në pozicionet e tij. Kjo i bën shumë të ngjashëm, Macron me Ramën. Rama po qëndron shumë i qetë dhe shumë i sigurt, pas tërmetit McGonigal. Por, sërish ka një ndryshim. Sado sistem i lëkundurm në Francë, Macron pas dy mandatesh largohet pa kthim. Shqipëria ka një sistem, pa limit pushteti. Macron, i dalë nga një sistem politik i dobësuar dhe Rama, i dalë nga një sistem politik jofunksional. Kjo i bën të dy figurat, të përdorshëm, nga disa mekanizma sekretë, figura të dyshimta pushtetarësh, të etur për pushtet, për interesat e tyre të fshehta.

Në France 2 e TP 1, Macron u shpreh: “Reforma e pensioneve nuk është një luks, por është absolutisht e nevojshme, për të vendosur në ekuilibër, politikat sociale. Pra, pikërisht këto politika sociale, kanë çekuilibruar sistemin. Kanë qenë, pikërisht politikat sociale me të cilat u abuzua, në sistemin socialist, për të qenë themeli i korrupsionit dhe për të sjellë shkatërrimin e e vetë sistemit. Mendoj, që pikërisht këto politika sociale, do të jenë edhe shkatërrimi i sistemit kapitalist, pasi janë shkaktare të korrupsionit dhe gërryese të sistemit. Këto politika sociale kanë filluar, të rëndojnë sistemin e pensionit, për të cilin po digjet Franca. Ajo që e thellon situatën, është edhe vazhdimi nga Macron i axhendës emigratore. Francezët janë të indinjuar, se këto politika dhe ndihma sociale shkojnë kryesisht në xhepat e emigrantëve, shumë më tepër, se vetë francezëve. Kjo po e shton zemërimin, për të thelluar konfliktet dhe përplasjet. “Nuk e dimë, se çfarë do të ndodhë”, thotë shkrimtarja franceze. Francezët ndihen më të pasigurtë se kurrë, në vendin e tyre. Çfarë e ngjason, me Ramën? Shqiptarët shumë më keq, po braktisin trojet e tyre. Rama po shpopullon Shqipërinë, për të sjellë fuqi punëtore emigratore.

Çfarë ka të përbashkët tjetër, axhenda e tyre? Media. Pas një kapje gati totale të medias, si nga njëri, ashtu edhe nga tjetri, më së fundi kemi një reagim të fortë, me një shkrim shumë goditës, të gazetës franceze “Le Mondë”, kundër presidentit Macron. Për goditjen e Ramës, ata që e shkundën figurën e tij, ishin mediat amerikanë, pas skandalit McGonigal.

Por, të dy të Rama & Macron, përfaqësojnë dy popuj të ndryshëm, ku njëri reagon, qoftë edhe ata të krahut të majtë e më gjerë , dhe një popull që fle me gërrhima, si shqiptarët.

Revolucioni i vitit 1789 u fillua nga të majtët, shtresat e ulta të varfëra të Francës, të cilat përmbysën mbretërinë. Përgjatë  Luftës së Dyrë Botërore, Partia Komuniste, në Francë, luajti një rol të rëndësushëm dhe ishte mjaft e fuqishme edhe pas luftës. Ku janë komunistët ,sot? Jane pozicionuar në shtresën e mesme të shoqërisë. E pyes shkrimtaren sem përse mendon që tashmë komunistët janë shtresë e mesme? Më përgjigjet: -“Këtë tashmë e dinë të gjithë, në Francë”.

Këtu konkludon që lëvizjet majtiste, komuniste, revolucionare, protestat, janë shfrytëzuar për të përmbysur shtresat e pasura, për t’u ngritur  në shtresat sociale, politike dhe të pushtetit, se sa ideale të mirëfillta lirie, barazie, vëllazërimi. Zhvillimi ekonomik, rritja e mirëqenies, liria, kanë ardhur, më tepër si pasojë e  një zhvillimi të teknologjisë, apo i uljes në tavolinë i disa mendjeve të ndritura, që kanë ngritur sisteme të fuqishme. Gjithçka tjetër, është si Big Brother, një lojë e stisur nga regjia qendrore e produksionit, që vërtit personazhet, përplas kundërshtarët, apo i bën të dashurohen.

Please follow and like us: