FAKULTETI I INFERMIERISË ORGANIZON TRAJNIMIN E RADHËS GJATË MUAJIT PRILL NË KUADËR TË EVP
3 Prill 2023
Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB, me datën 25 prill 2023, duke filluar nga ora 09:00-14:30 do të mbaj trajnimin e radhës një ditor. Tematika e këtij kursi ndërkombëtar do jetë: “Kujdesi infermieror tek moshat geriatrike”. Si kurset e mëparshme, edhe ky kurs është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese.
Pjesë e kursit mund të bëhen të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore, të cilët shprehin interesim për të mësuar mbi sfidat në kujdesin shëndetësor në menaxhimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje të ndryshme.
Pagesa për studentë është 10 euro, kurse për profilet tjera 15 euro. Aplikimi bëhet fillimisht në këtë link, më pas do pranoni emailin për aplikim. Pagesa duhet të bëhet në këtë numër xhirollogarie: TEB 2014 0000 0848 9233. Fletëpagesa duhet të dorëzohet si kopje fizike tek zyrja e asistentëve të Fakultetit të Infermierisë, jo më larg se një ditë para datës së trajnimit.
Pjesëmarrja është e limituar!
Fakulteti i Infermierisë organizon trajnimin e radhës gjatë muajit prill në kuadër të EVP