Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: ME AROMË PRANVERE

 

Nën malin e mbështjellë

me ngjyra të mbyllura

prej brendisë sime gufon bardhësia.

 

Për një fije drite kapem

në amullinë që ka rrëmbyer token.

 

Në çast

ca rreze vezullojnë mbi gjoksin e mbuluar

me këmishë të re

për ta lehtësuar frymëmarjen time të rënduar.

 

Thumbat e rrypit

plasariten me të qeshura ironike

unë numëroj pikat e shiut të munguar.

 

Lumin e mendimeve të ngjyrosura  e krijoj

nga ylberi në prag të reve.

 

Dalldisem me aromë pranvere

e nxitoj të prek ngjyrën e dashurisë së qiellit

rrezatuar nga dielli i fatit tim.

Please follow and like us: