Albspirit

Media/News/Publishing

Kompania spanjolle kerkon ndjesë për Kosovën, por jo 2B (Belinda Balluku)

Një ditë pas një incidenti me hartën e Kosovës, në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, kompania Mellia, ka kërkuar ndjesë publike. Me anë të një letre zyrtare dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, Gabriel Escarrer Jaume, CEO dhe nënkryetar i Bordit të Mellia ka kërkuar falje.

“Fillimisht, dëshiroj të shpreh nderimet tona dhe të rithekoj entuziazmin tonë për fillimin të një historie të përbashkët të zhvillimit të turizmit me vendin tuaj, të cilit ne në Meliá Hotels International ndihemi të përkushtuar dhe shpresojnë të rritemi dhe të gjenerojnë vlera sociale dhe ekonomike, si dhe të ndihmojë në pozicionimin e Shqipërisë aty ku e meriton, ndër destinacionet më të mira mesdhetare. Nga ana tjetër, po e shkruaj këtë letër për të kërkuar falje që kam përfshirë gabimisht, në një prezantim biznesi, një hartë të vjetëruar të Shqipërisë dhe vendeve fqinje, gjë që për fat të keq ka sjellë shqetësime dhe reagime në media. Ju garantojmë se nuk ishte gjë tjetër veçse një gabim dhe se në asnjë moment ekipet tona nuk janë përpjekur të lëndojnë ndjeshmërinë e dikujt, aq më pak të pozicionohemi politikisht në çfarëdolloj mënyre. Për ne, siç ka bërë gjithmonë babai im, themeluesi ynë, turizmi është një mjet për binjakëzimin e qyteteve dhe për krijimin e mirëqenies kudo ku jemi. Për këtë arsye, dua t’ju falënderoj përsëri për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe të Ministrit tuaj të Turizmit dhe rikonfirmojmë ndjesën tonë për këtë gabim të paqëllimshëm, duke ju siguruar që nuk do të ndodhë më”, – shkruan ai.

Please follow and like us: