Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Z. Kadiu: In memoriam Sara Montiel…

 

SARA MONTIEL (10 mars 1928 – 8 PRILL 2013)

Sara Montiel, ylli më i madh i kinemasë spanjolle të shekullit XX, u shua 10 vjet më parë në Madrid.

Lindi  më 10 mars 1928, në fshatin  Campo de Criptana, të provinces së Ciudad Real.

Montiel ishte aktorja e parë spanjolle që pushtoi Hollivudin në vitet 50’ duke qenë partnere e yjeve të tillë si Burt Lancaster apo Gary Cooper.

Bukuria proverbiale e ndihmoi të kishte një ekip të tërë bashkëshortësh (4) dhe të dashurish që fillonin nga Hemingway ( që i mësoi pirjen e duhanit) deri tek regjizori Anthony Mann…

Shumë e njohur për filmat “Shitësja e vjollcave”, “Carmen, la de Ronda” (1959), “Mi Último Tango” (1960), “Pecado de Amor “(1961), “La Bella Lola” , “Nid d’espions”” (1963), “Samba (1964), “La Femme Perdue” (1966), “Tuset Street” (1967), “Esa Mujer” (1969), “Varietes” (1971) etj.

Për pjesën më të madhe të spanjollëve gjatë kohës së diktaturës frankiste, Montiel ishte gjithshka për Spanjën… ajo përfaqësonte shpirtin spanjoll, elegancën e nivelit më të lartë, interpretimin rivalizues me yjet hollivudiane, bukurinë dhe “nxehtësinë” mesdhetare dhe për më tepër kurrë nuk u bë palë me regjimin.

Thuhej që Spanja “vuan” nën Frankon dhe feston me Sara Montiel dhe Real Madrid…

Gazeta “La Vanguardia” në nekrologjinë  e saj ka shkruar: “Në kohën e shallave të zinj dhe urisë ajo na mbajti në kontakt me kohën”.

Vite më parë me ka bërë shumë përshtypje një bar në Barcelonë të quajtur La Concha del Raval  ku muret e saj ishin të mbushura me fotot e Montiel në bardhë e zi…

Please follow and like us: