Av. Brikena Bogdo: Çështja Trump nuk ekziston
Asnjë surprizë nuk u pa në 34 aktakuzat, që u ngritën nga prokurori, Alvin Bragg, i cili dërgoi në gjykatë dosjen e procesit kundër ish presidentit amerikan, Donald Trump. Çështja thjesht nuk ekziston. Të njëjtin mendim kanë edhe shumica e komentatorëve të mediave të fuqishme të majta, si CNN apo BBC, madje janë turivarur. Zhgënjyese, nuk mund të them tjetër, anjë fakt i ri. Nëse ka ndonjë “as” ndën mëngë, prokurori e ka fshehur shumë mirë- shprehet ekspertja ligjore e CNN, Carrie Cordero.
Kur prokurori Bragg hedh një bomb, të tipit konspiracion, për çfarë dhe për kë e ka fjalën? Trump po e sheh veten, të akuzuar se ka konspiruar për të influencuar në zgjedhjet e vitit 2016. Në fakt, ka qenë Hillary Clinton, që me të tjerë, orkestroi, për të influencuar në zgjedhjet 2016-ës. Ajo, jo vetëm nuk u mjaftua me mbledhje informacionesh kundër Trump, por edhe fabrikoi falsitete, në Dosjen Steel, bazuar në skandalin Russiagate. Në këtë konspiracion, pati mbështetjen e FBI-së, Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, si për të vërtetuar, që kjo krizë institucionale ka ca kohë që ka filluar. Hillary Clntonit, i është dashur, të fshehë një shkelje ligjore, pikërisht për financimin e Dosjes Steele, por shpëtoi me një gjobë. Ndërkohë, vetëm për një dyshim për influencim të zgjedhjeve, Trump sot është në gjykatë.
Dy standardizimi në sistemin e drejtësisë, është pikë e dobët, që do ta shndërrojë sistemin amerikan, thembrën e Akilit, për tu goditur, por edhe për tu vetshkatërruar. Por, ajo që është më e rëndësishme, këto fakte vërtetojnë akuzat që po ngrihen për përdorim politik të Sistemit të Drejtësisë.
Duhet kujtuar, nga ana tjetër, që prokurori Bragg është progresist, radikal i majtë, zgjedhur falë fondeve të shumta nga fondacionet e Xhorxh Soros. Ai ka bërë një fushatë për të vënë zyrën e tij, në shërbim të politikës, duke u premtuar zgjedhësve dhe donatorëve, se do të bënte gjithçka për të dënuar Trumpin. Të bësh gjithçka për të realizuar qëllimin, është makiaveliste, ashtu siç po ndodh me gjyqin kundër Trumpit, sot. Prokurori Bragg, po bën gjithçka, por pa fakte të reja. Për rrjedhojë, nisma e tij pritet të dështojë, duke u konsideruar edhe nga mediat e majta, zhgënjyese.
Në kampin republikan, edhe armiku më i përbetuar i Trumpit, Mitt Romney, edhe pse e quan të papërshtatshëm, për Presidencën, nga karakteri e nga sjellja, ka akuzuar prokurorin e Neë Yorkut, se ka shkelur ligjin, me qëllim, për të përmbushur një axhendë politike. Nuk duhet nënvlerësuar kriza institucionale, që mund të provokojë kjo ngjarje. Kjo ka sjellë dhe reagimin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve (Kongresit), Kevin McCarthy, i cili ka paralajmëruar prokurorin Bragg, se do të quhet përgjegjës nga Kongresi, për përdorim politik të Drejtësisë Federale. Alvin Bragg, po tenton të ndërhyjë në procesin tonë demokratik, duke përmendur ligjin federal, për të hedhur akuza të politizuara, kundër Trump, duke përdorur, në mënyrë të hapur, fondet federale. Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e popullit, në Kongres, nuk kanë juridiksion të hetojnë për këtë farsë- shprehet McCarthey. Deklarata e kreut të Kongresit tregon qartë, që prokurori tejkalon edhe juridiksionin, edhe fondet.
Pra, situata tregon që është prishur një balancë shumë e rëndësishme dhe shumë delikate, midis politikës dhe drejtësisë. Me sistemin e financimeve, ndaj prokurorëve që zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, po rezulton që financuesit janë individë, që po ndikojnë fuqishëm, në sistemin politik të Amerikës. Në momentin që ata zgjidhen me ndihmën e këtyre individëve, këta prokurorë, fillojnë gjuetinë e shtrigave, ndaj kundërshtarëve politikë, të financuesve të tyre. Kjo prishje balance. patjetër që do të ndikojë, apo do të shkaktojë një krizë shumë të thellë, institucionale. Kjo e bën situatën, shumë të rëndë, në Amerikë.
Inkriminimi i Trump, hap një fazë të re, që nuk është hasur më parë, në vend, ku dallimet politike, do të gjykohen nga zyrtarë publik, që janë në luftë me njëri tjetrin- ka deklaruar historiani Victor Davis Hanson.
Bragg është një i majt që po sulmon politikisht, një të dajthtë. Kështu po përkthehet nga analistët. Përse arrihet në këtë konkluzion? 34 aktakuzat janë thjesht copy- past. Duke mos patur mundësi, të paraqitej me një akuzë të fortë, prokurori, prodhoi 34 akuza. Ai u përpoq t’i bënte përshtypje Grand Jurisë dhe opinionit publik, duke ngritur 34 aktakuza. Por duke i vëzhguar, nga syri i një juristi, e kupton që përmblidhen vetëm në një akuzë: “falsifikim dokumentash”, neni 175.10 i K.odit Penal të Neë Yorkut. Faktikisht, Bragg i ka bërë copy-paste kësaj akuze, 34 herë, pasi në të përfshihet edhe e njëjta pagesë, e kryer për të blerë heshtjen e pornostares Stormy Daniels. Aktakuzat përqëndrohen vetëm , në datën dhe tipologjinë e dokumentit, të falsifikuar. Në secilën prej 34 aktakuzave specifikohet, se Trump e ka bërë gjithçka për të fshehur një krim tjetër. Kjo ishte mënyra, se si mund ta ngrinte sërish këtë çështje, prokurori Bragg.
Kjo çështje i përket një krimi minor për shtetin e NY, që është parashkruar, pasi është ngritur dy vite më parë, kohë e cila ka kaluar. Por, me artifice juridike, ka hapur 34 aktakuza, në mënyrë që t’i fusë në nene të tjera, që kërkojnë 5 vjet, që të parashkruhen. Por, nuk e specifikon, se kush është krimi tjetër. Mungon krimi i dytë. Vetëm lë të nënkuptohet, që është për ndërhyrje, në procesin zgjedhor të vitit 2016. Përse Trump nuk u akuzua për këtë krim, nga shteti i NY dhe nga një prokuror federal? 34 herë Bragg shkruan, se Trump ka falsifikuar dokumentacion, për të fshehur një tjetër krim, por askund, nuk saktëson se cili është ky krim, duke sqaruar, se ligji nuk e kërkon. Vetëm në paraqitjen e fakteve, që shoqërojnë aktakuzën, Prokuroria e Distriktit të Manhattanitsugjeron, që ky krim i dytë, që transformon një krim minor, në një krim të rëndë, lidhet me planin e paligjshëm, për të influencuar në zgjedhjet e 2016-ës, dhe në tentativat për të shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shtetëror dhe federal. Trump thuhet, se ka orkestruar, bashkë me të tjerë, për të influencuar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, për të ndaluar publikimin e informacioneve negative kundër tij. Në konferencën për shtyp, pas seancës, prokurori Bragg ka përdorur fjalën konspiracion. Por sërish, as në aktakuzë, as në prova, prokurori nuk saktëson cilat ligje shtetërore dhe federale shkelen. E vetmja shkelje që përmendet, është ajo në nenin 175.10 e KP të shtetit të NY.
Prej shumë kohësh, prokurorët e disrikteve zgjidhen nga populli, pra marrin ngjyrim politik. Por këtu, ka një kapërcim në cilësi, pasi korruptohet sistemi i drejtësisë, që është rojtari i shtetit të së drejtës. Progresistët po e përdorin pushtetin gjyqësor, si një armë politike, për të çmontuar një sistem drejësie, që konsiderohet themeli i shoqërisë dhe për goditur e intimiduar armiqtë e tyre politikë. Andrew McCarthey, në “Neë York Post”, shprehet se kjo e majtë bolshevike ka për objektiv ta dënojë Trumpin.
Që ky proces ka ngjyrim politik, duket edhe nga datat shkruan Jake Gibson nga Fox Neës, i cili ishte i pranishëm, në sallë. Prokuroria kishte kërkuar të niste procesi në janar 2024, pikërisht në prag të primareve republikane, që do të mbahen, më 5 shkur.t në Ioëa. Por, gjykatësi vendosi, që Trump të kthehet më 4 dhjetor, në gjykatë, ose në kohën e sezonit të debateve për primaret. Është e qartë, se procesi do të ndikojë të primaret, duke çorientuar Trumpin dhe duke kushtëzuar kundërshtarët e tij, brenda partisë. Ajo çka është më e rëndë, zgjedhësit amerikanë do të detyrohen që të shprehen, ndërsa fati i procesit është ende i paqartë. Ata do të privoheshin nga e drejta, për të zgjedhur një kandidat tjetër, nëse Trump do dënohet.
Edhe në Amerikë, ashtu si në Shqipëri, kandidatët janë pengje të drejtësisë politike, për të marrë pjesë, në zgjedhje. Me artifice juridike, pengohen kandidatët për të marë pjesë në zgjedhje. Për këto situata, gjithmonë del në skenë një emër, Xhorxh Soros. Reforma në Drejtësi, në Shqipëri, u formëzua pikërisht në zyrat e Shoqërisë Hapur të fondacionit Soros. Nënshtrimi i kësaj drejtësie nga politika kulmoi me marrjen me dhumë të firmës dhe vulës së PD, me artifice juridike. Po e njëjta skemë, në Amerikë, me artifice juridike pengohen kandidatët republikanë, për të paraqitur kandidaturat e tyre. Vërtet Shqipëria është, mijra vite dritë, larg me Amerikën, por skema është e njëjtë dhe efektet që po prodhon, janë të njëjta, shkatërrim të sistmit demokratik, nëpërmjet sistemit të drejtësisë. Soros e ka deklaruar, që do ta shkatërrojë Amerikën dhe mënyra më e mirë është, që të shkatërrojë sistemin, siç po ndodh. Amerika u fuqizua me sistem dhe mënyra për ta shkatërruar, është prishja e sistemit.
Duket një regji gjigande, që tejkalon kufijtë e Shqipërisë, për të arritur në Amerikë. Ka një të përbashkët, Fondacionin Soros dhe progresistët ultra të majtë.
Amerika është në një moment krucial, me çështjen Trump. Ose do e pranojë këtë çështje, duke e vënë drejtësinë, nën zapin e politikës, ose nuk do e pranojë, duke mbetur në pozicionet e një amerikanate, ku fjalën kryesore e ka show.