Enkelejd Joti emërohet zëvendësministri i ri i Mbrojtjes
Katapultimi lart e më lart po vazhdon intensivisht për një ndër emrat më të rëndësishëm të Top Channel.
Enkelejd Joti është bërë sot zëvendësministri i ri i Mbrojtjes, me një vendim të qeverisë Rama, raporton noa.al.
Më herët ai ishte drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shtetëror RTSH. Dje, dha dorëheqjen pas mbi 2 vitesh që e drejtoi.
Ndërsa para se të merrte këtë post më 2021, Joti ishte drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Për disa vite, Joti ishte krahu i djathtë i të ndjerit Dritan Hoxha, duke mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel që në lindje të këtij tv.
Më pas ai u largua pas valës së ndryshimeve që përfshinë atë televizion dhe u bë i përzgjedhuri i Ramës në këto poste të larta. /noa.al