Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane F. Sahiti: Dualitet…

 

 

 

Ti sipas mendjes tënde po krahason,

Por kujdes se shumë larg po shkon!

 

Edhe bleta, edhe grerëza hanë në një vend,

Por bleta jep mjaltë, kurse grerëza, helm!

 

Qindramijëra gjëra të tilla ka të ngjashme kësi,

Por mes tyre ka me mijëra vite rrugë largësi!

 

Vetëm ai, shpirtit të të cilit i vjen frymëzimi,

Mund ta ndajë të vërtetën nga dyshimi!

 

Kjo përpjekje e ky mundim bëhet që në zjarr

Argjendi të shkrihet dhe skorja të mbetet ndarë!

 

Që i miri e i keqi të vihen në provë të gjatë,

Që ari të shkrihet, pastrohet dhe ngrihet në karat!

Please follow and like us: