Albspirit

Media/News/Publishing

Shefqete Gosalci: KUJTOHEN DËSHMORËT E PRISHTINËS

Në nderim të 18 Prillit, ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, “Shoqata Malësia e Marecit” të cilën e udhëheq Kryetari Shaip Pacolli, ditë më parë organizoj pastrimin e varrezave të Dëshmorëve në fshatrat e Marecit. Poashtu për ti nderuar Dëshmorët me datë 18 prill 2023, në sheshin “Zahir Pajaziti” në bashkëpunim me Transfuzionin e gjakut të QKUK-së, u organizua dhurimi vullnetar i gjakut, ku përveç anëtarëve të “Shoqatës Malësia e Marecit”, gjak dhuruan edhe një numër simbolik i qytetarëve. Vullnetarët e gjakut i vizitoj edhe Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Z. Arben Vitia, Krytari i Kuvendit Komunal të Prishtinës Z. Përparim Rama, Kryetari i Partisê Demokratike të Kosovës Z. Memli Krasniqi, Nënkryetarja e PD Z. Vlora Citaku dhe shumë personalitete të shoqërisë civile. Shoqatat e dala nga lufta, dhe “Shoqata Malësia e Marecit”, të shoqëruara nga Kryetari i KK të Prishtinës Përparim Rama bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh në varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës. Aktivite të tilla nga “Shoqata Malësia e Marecit”, planifikohen të jenë të përvitshme.
Në orët e pasditës Kuvendi Komunal i Prishtinës organizoi Akademi përkujtimore për 76 Dëshmorët e Komunës së Prishtinës, që u mbajt në Sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë, e cila ishte e mbushur me qytetarë të Prishtinës.
Akademinë e moderoj Z. Arbana Qeriqi. Në emër të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së foli Kryetari i Shoqatës së familjeve të Dëshmorëve, Naser Pacolli, i pasi përmendi vlerat, meritat dhe kontributin kolosal të Dëshmorëve për lirinë që e gëzojmë sot,, mes emocionesh, mes tjerash përmendi vështirësitë ekonomike që po kalojnë familjet e Dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së edhe 24 vite pas luftës, të lëna në harresë nga institucionet, ndërkohë që aq shumë buxhet i Republikës së Kosovës është derdhur për ti rahatuar minoritetet, kategoritë më meritore për lirinë e Kosovës ende po vuajnë për gjëra elementare, siç është banimi, punësimi, çështjet shëndetësore etj, potencoj Pacolli.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama foli me pietet për Dëshmorët dhe ndër të tjera tha se 18 prilli jo rastësish është edhe Dita e Monumenteve, dhe rastësia e kësaj date që përkon me ditën e Dëshmorëve nuk më duket edhe aq rastësi, sepse Dëshmorët janë monument në zemrat dhe mendjet e popullit tonë.
Akademia u shoqërua edhe me program artistik, një pikë baleti dhe një recital për Dëshmorët të cilin e deklamoj aktori Avdi Gërvalla!
Dëshmorët janë Historia dhe Lavdia e popullit tonë.
Ata janë liria jonë.
Liria dhe të rënët për liri meritojnë më shumë respekt. Duke i nderuar këto vlera historike dhe Kombëtare ne bëhemi më të qytetëruar, më të devotshëm dhe më njerëzor.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për Dëshmorët.
Qoftë e përjetshme Liria.
Borxhin ndaj Tyre e kemi të përjetshëm.
Gjaku u bëftë dritë.
(për aq sa artita të informohem, në këtë ngjarje të rëndësishme ku u kujtuan Dëshmorët e Kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, nuk morën pjesë qeveritarët dhe gazetarët)
Prishtinë
18 prill 2023
Please follow and like us: