Kina ndërton hidroavionin më të madh në botë
Kina përfundoi ndërtimin e hidroavionit më të madh në botë, pas gati shtatë vitesh pune për modelin AG600 për përdorim në operacionet emergjente.
Ndërtimit i avionit tip AG600, me një gjatësi prej 37 metrash dhe krahë prej 38,8 metrash, me madhësinë e përafërt me një Boeing 737, përfundoi në një uzinë në qytetin jugor kinez, Zhuhai.
Avioni AG600 është ndërtuar për operacione emergjente dhe shpejtësia maksimale e tij arrin në 500 kilometra në orë. Distanca maksimale e fluturimit është 4 500 kilometra.
Please follow and like us: