Chris Froome, kampion i Turit të Francës për herë të tretë
Britaniku Chris Froome ka arritur të ruaj kurorën e kampionit të Turit të Francës pasi e siguroi atë në etapën e parafundit, ditën e shtunë, ndërkohë që të dielën u zhvillua etapa finale në Champs-Elysees.
Çiklisti i skuadrës “Sky” përballoi shumë peripeci në këtë sezon të Turit të Francës, ku mes tyre u rrëzua dy herë, por pavarësisht kësaj arriti të çojë në tre numrin e turit më të famshëm në botë të çiklizmit pas atij të vitit 2013, 2015 dhe 2016 tashmë dhe i dyti çiklist pas Miguel Indurain në vitin e1995 që ruan titullin.
Lance Armstrong fitoi më pas 7 herë Turin e Francës nga viti 1999, por sukseset ju zeruan pasi rezultoi pozitiv në doping. Sa i përket etapës së fundit, ajo e 21-ta e mbyllur në bulevardin kryesor të Parisit, atë e fitoi gjermani Andre Greipel.